Këshilla/Blog

11.02.2016

Pershendetje kam nevoj per keshillen tuaj, une do te martohem edhe pak kohe, dhe po e marr si me ankth kete ndryshim ne jeten time.

  1. Eugena Lile says:

    Përshëndetje e dashur!
    Se pari te uroj per kete vendimarrje, e kuptoj që është një ndryshim dhe që normalisht sjell ankth dhe kjo ndodh përgjithësisht tek të gjithë njërëzit. Do dëshiroja shumë të më tregoje dicka më tëpër rreth situatë që të rrethon momentalisht. Do isha më ndihmuese për ty nëse më specifikisht do mundeshe të më përshkruaje cfarë pjese konkretisht nga ndryshimi do të të sjell ankth.
    Të falenderoj që na shkruajte dhe qe na besove ne për të ndarë shqetësimin tënd.

    1. Anonymous says:

      Ndihem pak ne ankth nese do te mund te adaptohem ne familjen e re, nese jam e afte qe te marr kete pergjegjesi, pastaj me te fejuarin nuk kemi pasur asjnehere mardhenje intime jam pak ne siklet edhe per kete. Me gezuat pa mase qe me jeni pergjigjur 🙂

  2. Anonymous says:

    Jam disi ne ankth per ndryshimet ne familjen e re, a do te mund te adaptohem, a jam e afte te marr kete pergjegjsi. Pastaj me te fejuarin nuk kemi pasur me pare mardhenje intime kam nje lloj sikleti per kete pune, une e dua shume dhe ai gjithashtu, me respekton ne cdo aspekt, dhe kur jam me te ndihem me e lumtura ne bote, po kur jam vet nuk e di pse i fiksoj vetit nje tip frike, pasigurije dhe ndonjehere me kap nje gjendje ankthi per gjithqka, dhe krejt cka dua te bej eshte te ik nga e gjithe bota, ne njefar menyre mendoj se kam frike nga ndryshimet. Jam shume e lumtur qe me jeni pergjigjur, tani me te vertet nuk ndjehem vetem 🙂

    1. Eugena Lile says:

      Më vjen shumë mirë që je ndjerë e ndihmuar dhe që na shkruajte sërish. Dhe une do kisha shumë dëshirë të vazhdoje të më shkruaje. Ajo cfarë është interesante është që ti i ke dhënë një përgjigjje vetes dhe e ke gjetur ngërcin. Është shumë njerëzore që të kesh frikë nga ndryshimet. Të gjitha ato që ke përmendur janë ndryshime që do të përballin me marrdhënie të reja dhe ku do njohësh veten tënde.
      Një gjë që e cmoj në historinë tënde është dashuria që keni midis njëri- tjetrit ti me të fejuarin, dhe kam përshtypjen që kjo mardhënie që ke me të do të të ndihmojë në kalimin e kësaj ndjenje. Do ta sygjeroja ta flisje njëherë me të si mendon? A mund të kujtosh kur ka ndodhur ndonjëherë në jetën tënde më parë që të kesh një ndryshim tjetër që të ka bërë të ndjehesh pak a shumë njësoj?

  3. Anonymous says:

    Kam biseduar nje here me te fejuarin por me thene drejt nuk i kam thene ashtu drejt, si terthorazi ( i pata thene disi me duket sikur ndonje here kam frike te te dua) po ai me thoshte nuk po te kuptoj pse ki ndonje arsye me ma thene kete, sepse me te vertete ai asnje here te nuk ka bere as ndonje gjest nese une nuk kam qene dakord. Nuk e di pse ja kam fiksuar vetit keshtu?
    Ndonje situate te njejt nuk e di, mbaj mend kur kam qene edhe e vogel disi kam qen e turpshme ose se di si ta quaj(psh. E mbaj mend se edhe kur vinte dikush mysafir i aferm nese une nuk ndodhesha aty ne ato momente nuk kish kush qe te me binde te hyja me, per faktin se une duhej ti pershendesja ose nuk e di, mbaj mend qe me ka ndodh kam shku dhe kam fjet ne dhomen time deri sa ka shkuar, ose kur kishim ndonje darke apo fest te shkonim diku ose te ftonim dikend vihesha ne siklet per ushqimet (pasi ndoshta kam qen nder ata femijet pak me te dobet nga pesha po mendoj , dhe thoja tash te gjithe do kenaqen duke ngrene e une sdo mundem, ndojnehere akoma e mendoj kete gje ?
    ate problemin e takimit me te tjeret nuk e kam me madje jam nje vajze shume e shoqerueshme dhe natyre mjaft e sigurt, te afermit kane shume besim ne mua, prandaj po ndihem jo mire e po them me veten pse ja kam fiksu vetes kto lloj frike dhe fiksime, dhe nuk po e lejoj veten me i jetu lirshem te gjitha gjerat e mira qe me rrethojne. Ndoshta e zgjata por po me pelqen shume ti ndaj me ju gjitha keto qe deri tani vetem ne mendjen time i kam sjellur qindra here. Te pershendes

  4. Anonymous says:

    te njejtin problem kam dhe un tani qe do martohem kete vere kam disi frik dhe fiksome qe me vin ne mendje dhe me friksojn mendoj se a jam e gatshme per ndryshimet e jetes

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.