Këshilla/Blog

Nota 24.11.2022

Pershendetje,
Ka gati nje vit qe une vuaje nga ankthi, ne fillim nuk i ndjeja dhimbjet e trupit vetem kisha frike qe po luaj meldest, kohen e fundit ( muajt e fundit) kan filluar dhimbje koxha te medha ne kraharor, gjyks e edhe ne qafe. Kam ndryshuar shume nga nje tip qe cdo dite Mas pune donte te kishte nje plan, tash edhe rruga me duket e gjate deri tek banesa. Kam dhimbje te medha ne krahe, kam mendime vetem negative. Ska gajle se shka bei mendja ime eshte vetem tek semundjet, cdo semundje me lidhet me dhimbjet qe i kom.
Ju lutem me ndihmoni se shume e veshtireee shume

  1. Anonymous says:

    Mirembrema edhe un te njetin problem kam fiks si ju nuk po di cfare te bej..analizat te gjith mir kam bere ECG te zemres mir me ka dal tani k dhimbje koke qe nuk kalon jam ber shum ne merak me rri mendja vetem tek e keqja sikur kam dicka sikur do me bjeri ndonje gje….kam 2 vjet qe vuaj nga ankthi dhe nuk po me kalon..dhe un kerkoj ndihime se shum po vuaj

  2. Mandi says:

    Njejta simptoma dhe un prej 10 muaj

  3. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje, Nota!

    Faleminderit qe na ke shkruar. Te ndjej shume te shqetesuar e ne gjendje alerte mbi shqetesimet ne trupin tend dhe e vleresoj faktin qe i evidenton dhe tenton te kerkosh ndihme.
    E di, duhet te jete e veshtire te bashkejetosh me dhimbje te trupit e per me teper kur bashkeshoqerohen me mendime negative te pakontrollueshme. Po me thua qe ke gati nje vit qe vuan nga ankthi. Kam nevoje te di nese ke patur konsulta me persona specialist e ata kane konfirmuar qe vuan nga kjo gjendje apo eshte mendimi yt ky? A ke marre ndonjehere trajtim medikamentoz apo terapeutik?
    Gjithashtu, a ka patur nje ngjarje apo dicka tjeter qe mendon se ka ndikuar ne zhvillimin e kesaj gjendje?
    Per sa i perket dhimbjeve qe ti ndjen, me trego me shume, te lutem.
    A ke kryer konsulta me mjeke specialist respektiv per te kontrolluar simptomat dhe per te pare shkakun e tyre?
    Gjendjet e veshtira fizike te trupit perjetohen me nivel te larte shqetesimi tek njeriu, duke perqendruar vemendjen tek pjeset qe dhembin, duke harxhuar kohe per tu kujdesur per to (qofte dhe ne menyre amatore), duke zhvilluar ide e frikera se nga shkaktohen, pse shkaktohen, a do mundet te gjendet nje zgjidhje, a do mund te rikthehet trupi ne gjendjen e meparshme dhe e gjithe kjo eshte nje cikel qe e mban mendjen e trupin te ngarkuar e te fokusuar tek problemi gjithe kohes, duke e penguar te vazhdoje e shijoje aktivitetet e tjera te jetes.
    E anasjellta ndodh edhe kur vuajme nga nje gjendje psikologjike. Ne kete rast, ndodh qe trupi mund te somatizoje gjendjen e ankthit ne perjetimin e simptomave fizike dhe ndodhin keto si; dhimbje ne kraharor, fyt, bllokime frymemarrje etj etj.
    Por, qe te arrijme te kuptojme vertet shkakun dhe arsyen e shqetesimeve te tua (nese ende nuk ka ndodhur), mendoj qe duhet ti nenshtrohesh disa ekzaminimeve per te kontrolluar dhimbjet fizike qe ti ndjen tek nje mjek specialist.
    Ne kete forme mund te bejme diferencialen e gjendjes ne te cilen po kalon e te merremi me problematiken reale. Do te ishte hapi i pare i duhur.

    Te falenderoj, pres te me shkruash e te ndash me teper informacion me mua.

    Uarda

  4. Tina says:

    pershendetje kam 2vite qe vuaj nga ankthi kam perdorur terapi isha shume mire ate kohe tash prap kan filluar dhimbjet e kokes vetum njera ane e djathte ,lodhem shpejt fytyra me rrin si e mpire kam dhimbje qafe shpatullave kam filluar edhe terapite per qafe .Sa jom ne gjume jam ne rregull momentin qe hapi syt fillojn kto dhimbjet ,me ka humb knaqsia per te gjitha gjerat kam mdryshuar shume spo e njoh as vetveten.Momentin qe rri ne telefon me keqsohet gjendja edhe me shume

  5. Anonymous says:

    Pershendetje e dashur frika nga semundjet quhet “ipocondria” te keshilloj te flasesh me nje psicoterapist do te ndihmoj shume me beso. Dhe te keshilloj mos te pish kafe, koka-kola, mos konsumo sheqerna pasi keto e shtojn me shume ndiesin e stressit e ankthit.. lexo, dil me njerzit e dashur e pozitiv.. konsumo cajra bimor te keshilloj cajin passiflora ose ne shqip “lule sahati caj” eshte edhe Ashwagandha super per stress, ankth e pagjumesi. Uroj te behesh mire!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.