Anonim 05.05.2021
Pershendetje jom 17 vjeqare edhe qe ni kohe t gjate kom ankth po tash ka fillu po kom mpirje te anes se majte te faqes dhe veshit cka me keshilloni te bej
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ankthi shkakton zakonisht mendime sikur nuk jeni mir shendeterisht prandaj mnyra me e mir per ta shmangur esht qe te flisni me njerz qe ju bajn te ndiheni mir. Hapuni flisni dhe me e rendsishmja mos e humb vetbesimin.
Pershendetje!
Me vjen mire qe ke zgjedhur te shprehesh shqetesimin tend ne nukjevetem.al. Do deshiroja te me jepje pak me shume informacion ne lidhje me ankthin qe po perjeton. Kur te ka filluar per here te pare? Ti specifikon se ke nje kohe te gjate, a mund te me thuash sa kohe ke? Sa kohe ke me mpirjen anes se majte te faqes dhe veshit? Kjo te ndodh vetem ne momentin qe perjeton ankth? Me jep pak me shume informacion per veten tende. Si eshte nje dite e jotja dhe cfare te shqeteson gjate kesaj periudhe? Familja, Shoqeria? Mbetem ne pritje te letres tende te rradhes. Ne do te jemi ketu, me deshiren per te te ardhur ne ndihme.
Gjithe te mirat.
Prej kohes kur ka filluar virusin gjate gjithe dites shikoj simptoma ne google dhe frikesohem mos jam e semure kom pagjumesi gjate dites kur jom me shoqeri nuk ndjej ndonje simptom fizike kurse gjate nates kom mpirje te anes se majte te fytyres dores dhe kembes se majte mendoj vetem gjera negative me duket se po te vdes
Pershendetje.
Uroj te jesh mire dhe te kesh kaluar nje fundjave te qete. Nese e kuptova mire, po me thua se ti
ke pothuajse nje vit me kete situate qe prej periudhes pandemike. Te frikeson fakti se mund te
semuresh nga virusi Covid – 19 apo ndonje semundje tjeter? A ka pasur familjare/ te aferm qe
jane semure nga virusi? Nderkohe ti specifikon se nuk ke simptoma fizike por gjate nates ke
mpirje te anes se majte, dores dhe kembes, pasi mendon vetem gjera negative. Te lutem me
informo me shume ne lidhje me keto mendime negative? Sa te bazuara ne fakte/ ndodh te verteta
jane keto mendime?
Cfare te shtyn te mendosh se po vdes duke qene se ti me the se nuk ke simptoma fizike dhe mos
te gaboj nuk ke specifikuar se po vuan nga ndonje semundje? Pavarsisht frikes tende per te
ardhmen, fokusohu ne te tashmen. Sa reale jane mendimet e tua? Mbetem ne pritje te me
shkruash perseri dhe ne do te jemi ketu per te te kthyer pergjigje.