Këshilla/Blog

T 29.09.2021

Pershendetje, un jam 17 vjeq dhe jam e stresuar sepse mendoj veq negativishtt gati qe 2 vite jam e stresuar nga nje lidhje qe kam pasur dhe nuk mund te flejt ter naten hiq ju lutem me ndihmoni un e dua djalin por ai sme don ju lutma ndihmoni sado pak a duhet qe un te jem e stresuar me per to apo jo sepse jam semur ndonjer nga kjo gje

  1. Gabriela Kuneshka says:

    Pershendetje,
    Te falemnderit qe ke zgjedhur te ndash kete peshe qe te mundon kaq kohe ketu! Kam pershtypjen se duhet te jete e lodhshme te mbash peshen e mendimeve dhe monologjeve qe pershkojne mendjen tende dhe nuk dalin jashte ne formen e fjaleve. Rrjedhimisht dhe emocionet qe shoqerojne keto mendime jane te veshtira per tu kuptuar e menaxhuar. Eshte shume e rendesishme qe te ndash ndjesite dhe mendimet e tua ne keto momente me persona tek te cilet ti ke besim dhe ndihesh e sigurt (miq, familjare, te aferm) ose me profesionist psikolog/psikoterapist. Do te ftoja te reflektonim sebashku per nje ser pyetjesh qe mund te ndihmojne per te kuptuar me teper situaten ne te cilen ndodhesh. Ne letren tende shkruan se mendimet negative jane kaq te fuqishme saqe krijojne nje gjendje “paralize” ne te perditshmen tende. Duket sikur je duke jetuar nje mankth nga i cili nuk po mund te zgjohesh… Mund te tregosh cfare natyre kane mendimet e tua, cilat jane disa prej tyre? Marredheniet jane mjaft sfiduese ndonjehere dhe kerkojne njefare kohe per tu pertypur dhe metabolizuar sic duhet. Si e ke perjetuar ti kete marredhenie? Si ka perfunduar kjo marredhenie? Cilat jane tiparet apo karakteristikat qe te pelqejne tek partneri yt dhe te kane bere te dashurohesh me te? Cfare mendimesh ke per veten, si e sheh ate? Cfare te pelqen apo dashuron tek vetja kur je ne prani te partnerit tend? Cilat jane nevojat dhe pritshmerite e tua ne nje marrdhenie? Po fantazite? Cfare te mban te dashuruar me te edhe pas dy vitesh? Nese deshiron mund te me shkruash serisht ne formen e letrave ose mund te zgjedhesh sherbimin e keshillimit online falas qe kjo platforme ofron.
    Uroj te kem ardhur ne ndihme,
    Gabriela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV