T 20.10.2021
Pse gjat gjith kohes jam e stresuar nga gjerat qe me kan ndodh per shkak se nje djalit i kam pelqyer po atij tani nuk i interesoj as nuk me flet vetem dy dit me ka folur me jo????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,uroj te jesh mire!☺️Nuk e di se sa vjece je por dhe une ne adoleshence jam,17 vjece????keto gjera mund te jene shume normale per moshen tone sepse nisin pelqimet,mendojme veten me rritur dhe se na duhet patjeter nje i dashur si pjesa tjeter e shoqerise????por kurresesi nuk duhet te thuash jam e stresuar apo kam ankth per kete gje,se nje djale nuk te kushton me vemendje.E di ndihesh pak keq sepse ndoshta e pelqen ama me beso eshte thjeshte dicka fizike,do kesj dhe shume e shume pelqime te tjera qe mund te mos jene te njeaneshme.Fokusohu me teper tek mesimet,hobit e tua,ndonje talent,ndihmo mamin(nese e ke)me pune te vogla????dil me shoqerin.Nuk duhet te merzitesh per keto gjera dhe jo me te “stresohesj”????me vone pas disa vitesh ke per te thene sa budallaqe kam qene per cfare merzitesha????????
Pershendetje,
Uroj te jesh mire! Ne kaq shume pak informacion eshte e veshtire te te jap nje pergjigje plotesisht ndihmuese. E kuptoj faktin qe ti mund te jesh duke kerkuar nje pergjigje pse ai djali “nuk i intereson me per ty” sipas asaj qe shkruan ti, por sa e mjaftueshme jane dy dite qe ti ke folur per te kuptuar nese dikush te pelqen realisht? Dy dite eshte nje kohe shume e shkurter per te pelqyer dike dhe ndoshta largimi i tij mund te mos lidhet ne menyre direkte me ty.
Ajo qe me ben pershtypje eshte fakti se ti specifikon se gjate gjithe kohes je e stresuar nga gjerat qe te kan ndodhur, pra me le te kuptoj se ndoshta jane disa gjera te tjera qe po ndikojne ne gjendjen tende emocionale dhe jo domosdoshmerisht cdo gje lidhet me mos interesimin e ketij djali. Nga ana tjeter do doja te dija me shume rreth marredhenieve te tua. Cilat jane mendimet e tua nese dikush (mund te jene dhe thjesht marredhenie shoqerore) shfaq mos interesim ndaj teje? Si ndihesh ti ne keto momente? Kur je ndjere per here te pare keshtu? Cfare do te thote per ty nese dikush nuk interesohet me? Une te ftoj te mendosh ne lidhje me keto pyetje dhe mund te ndihesh e lire te me rishkruash perseri. Gjithashtu te sugjeroj te flasesh mbi gjendjen tende me dike qe e beson (shoqeri, te aferm etj) dhe te kesh mundesi te ndihesh e kuptuar dhe jo vetem. Nderkohe nese kupton se gjendja jote emocionale vazhdon te jete e veshtire per ty, te keshilloj te drejtohesh chatit te faqes nukjevetem.al.
Gjithe te mirat!
Bylyre Serjanaj,
Psikologe Klinike