Këshilla/Blog

Gon 14.08.2023

Pershendetje,kam disa shtrengime ne gjoks me flejt pe kom problem mshtrengon barku edhe gjyksi kam ba shum EKG ultrazanin e zemres edhe si mi than bicikleten te kardiulogu edhe krejt mkan dal mir po kur mvjen ai ngushtim edhe frym nuk marr mir krejt me qrregullon ?

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje Goni dhe faleminderit që na ke shkruar për të ndarë shqetësimin qe ke.
    Është shumë e rëndësishme të kujdesesh për shëndetin fizik dhe emocional. Shqetësimet që ndjen, si shtrëngimi në gjoks apo problemet me frymëmarrjen mund të lidhen me shkaqe të ndryshme dhe është mirë që të beni një konsultë me mjekë specialist për të përjashtuar probleme të mundshme shëndetësore.
    Për sa i përket anës psikologjike, është e rëndësishme të kuptoni se ndërveprimi mes trupit dhe mendjes është shumë i lidhur. Stresi, ankthi dhe tensioni emocional mund të shkaktojnë simptoma fizike të ngjashme me ato të problemeve shëndetësore të trupit dhe më poshtë do doja të ndaja me ju disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni këtë situatë:
    Mundohuni të relaksoheni dhe meditoni. Teknikat e meditimit dhe relaksimit mund t’ju ndihmojnë të ulni stresin dhe tensionin emocional. Provoni të thithni thellë dhe ngadalë, duke e mbajtur frymën për një moment, pastaj e lëshoni ngadalë duke ndihmuar trupin të ulë tensionin që ndjen.
    Aktiviteti fizik është një element i dobishëm jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe për mirëqenien emocionale. Një mënyrë e mirë për të reduktuar stresin është të bëni një lloj ushtrimi që ju pëlqen, siç është ecja, noti, yoga apo dicka tjetër.
    Mësoni teknikat e kontrollit të ankthit. Njohja e teknikave për të menaxhuar ankthin mund të ndihmojë në kontrollimin e simptomave. Teknikat si fokusimi në të tashmen, vizualizimet e qetësisë dhe kundërluftimi i mendimeve negative mund të jenë të dobishme.
    Për të patur një pasqyrë më të qartë dhe të evidentuar të asaj që ju ndjeni, do ju sugjeroja të nisni të mbani një ditar. Shënimi i ndjesive tuaja, mendimeve dhe emocioneve në një ditar mund të ndihmojë në identifikimin e modeleve dhe lidhjeve midis ndjenjave dhe simptomave të trupit
    Më pas, nëse ndjei se stresi, ankthi dhe tensioni emocional po zgjasin në kohë dhe ndikojnë në shëndetin fizik dhe emocional, athere ju keshilloj të flasesh ne chat me nje nga psikologet e faqes. Oraret se kur ka eksperte online postohen ne Instagram @nukjevetem.al
    Kujdesja për shëndetin është një pjesë e rëndësishme e mirëqenies tende të përgjithshme, ndaj mos ngurro të kërkosh ndihmë.
    Te falenderoj dhe pres të ridëgjohemi,
    Uarda

  2. Goni says:

    Uarda faleminderit per kshillen tende un si me heret qe e ceka un kam ber disa kontrolla tek internistet EKG ultrazani i zemres vrapimi dhe matja e zemres ne tencion tgjitha kto mdalin mir por shtrengimi me vjen ner fyt si ndjesi kshtu e nxet shkon tu mu shtrengu sa her qe shkoi te mjeku mthojn ske nevoi me ardh je mir e kshtu frika jeme eshte se mos ka ndryshime tek kto kontrolla qe i kam ba te gjitha jan te kryera ktyre musjve te fundit

  3. Anonymous says:

    Pershendetje kam pasur un ket problem me vite, me shtrengojke gjyksi fryma. Kam perdorur xhanxhafil mere zije pije çaj dy her ne dit kur ke dhimbje te largohet shpejt e ki thartinen shum prej thartines ashte

  4. Jeta says:

    Te njëjtin problem kam edhe un shtrëngim ne gjoks pëogeshti ne lukth a mund te jet ankth ju lutem kam frik pse me ndodh kjo

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.