Këshilla/Blog

Anonim 20.05.2024

Pershendetje
Jam nje djal 29 vjec dhe prej 3 muajsh vuaj nga ankthi para se ta perjetoja sulmin e pare te panikut gjithmon kam nqen person i cili friksohej nga semundjet e ndryshme sapo degjoja qe dikush ishte semur ose kishte vdekur menjeher me kaplonte frika dhe pastaj kisha atakun e pare te panikut naten vone deri sa isha ne banjo filloi te me rrihte zemra shum shpejte aq shpejte saqe e ndjeja pulsin ne qafe kisha djersitje me dukej sikur po humb kontrollin kisha shtypje te larte te gjakut 150 me 100 dhe shkova tek urgjenca aty ma bene ekg e zemres dhe doli normale vetem se kisha rrahjet e shpejta pastaj me dhane nje qetesues dhe pas 1 ore bera prap ekg me dolen edhe rrahjet e zemres normale dhe shtypja u stabilizua ne 120 me 80 ,por mua me kaploi frika e madhe sepse fillova te mendoja se kisha semundje dhe te nesermen shkova te kardiologu dhe bera eko te zemres ,ekg dhe pastaj vendosa edhe holter per 48 ore dhe rezultatet dolen mire , pastaj fillova gati cdo 3 dite te kisha sulme paniku nuk mund te fleja nga frika fleja nga 2 ore dhe kur me ndodhnin sulmey e panikut ndihesha shume i lodhur kisha dhimbje mbrapa koke , pulsin ne vesh , keputje trupore , fryerje lukthi mendoja se po vdisja cdo dit dhe nuk u ndala me kaq shkova bera ezhe te kokes edhe ajo doli mir bera dhe tiroiden dhe ajo doli mir dhe nje mjek me tha qe ti duhesh te shkosh ne psikolog ose ne psikijater dhe shkova ne psikijater te nesermen me diagnostifikoi me crregullin paniku dhe me shkruajti heleks 0,5 escitalopram 10 mg dhe azalopram 1mg por un nuk i perdora ato sepse sdoja te behesha i mvarur nga barnat , pastaj disi pak me kaloi 3 jav isha mire tani prap me eshte kthyer kam dhimbje ne krahun e majte , dhimbje ne anen e majte te gjoksit , therrje ne zemer , dhimbje koke dhe qafe here si shtrengim here si pulsim dhe zhurma ne vesh dhe frymemarrje te shkurter
Deshta te ju pyes a vertet te gjitha keto vijne nga ankthi gjithe kto simptoma fizike , pres qe ti ndani edhe ju tjeret eksperiencat e juaja ne lidhje me ankthi sado pak do te me qetsonin ndoshta ?
Ju faleminderit paraprakisht dhe ju kerkoj falje se teper gjate kam shkruar po deshiroja qe ta tregoja ne detaje.

  1. Anonymous says:

    Vlla nuk je veq ti , ashtu krejt jemi ashtu un kam problem sikur nuk e ndjej ajrin po prap mar ajr jetoj kam bere te gjitha kontrolat krejt super mirepo gjithcka eshte psikoemocional krejt eshte psicike nqfs shendetin fisikisht mir je krejt athere eshte Ankth se ska tjeter gje qe mundet tet ndodhi ankthi nqfs je mir fizikisht besom edhe un e jam shum keq sikur i vdekur jam mirepo kam Nji motiv Aj eshte Zoti i madh qe mundet tma kthejn pozitivitetin ndjesin e ajrit e te gjitha Do kalojn me lejen e Zotit mirpo duhet pak te meditojm te qetsohemi te kuptoj se kur je n panik nuk te shkon mendjs as per meditim mendon se vdes mirepo jo e gjitha eshte vetem ankth Me beso Do te kalojn nje dite dhe do te qeshim me kete problem qe e kemi pas mos u dorzo

  2. eno says:

    e kote te besh akoma kontrolle, e sigurt qe e ke nga ankthi, dhe un po bej 6 muaj me simptoma te ndyrshme cdo dit. duhet te mesohesh . do kalojn . un as nk e dija ca ishte e as nk e di pse me filloi , kshtu funksionon mesa duket. mos ki merak. nk do te te ndodhi asgje. tgjitha kto qe ke ti i kam pasur. tn mfilloi dhe koka , shtrengim ne kok , sikur esht e lidhur me fasho . do bej dhe nje ezhe koke sa per fiksim

  3. Anonymous says:

    Edhe une kam pasur keto simptoma. Jane tr gjitha pasoje e ankthit. Une jam mjekuar mr antidepresant per rreth 6 muaj. Gjate mjekimit kam qene me mire, mbas mjekimit thjesht tr mbetet ta menaxhosh (stresin dhe ankthin) qe mund te kesh perditshmeri

  4. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje dhe faleminderit që ndave historinë tënde me ne. Është e rëndësishme të kuptosh se nuk je vetëm në këtë përvojë dhe se ka mënyra për të menaxhuar ankthin dhe ataket e panikut. Do të përpiqem të jap një interpretim të gjendjes tënde dhe disa këshilla që mund të jenë të dobishme për ty.
    Nga përshkrimi yt, mund të jetë e mundshme të jeni duke përjetuar simptoma të çrregullimit të ankthit të përgjithësuar dhe çrregullimit të panikut. Simptomat fizike që ke përmendur – si rrahjet e shpejta të zemrës, djersitjet, ndjesia e humbjes së kontrollit dhe frymëmarrja e shkurtuar janë të zakonshme te njerëzit që përjetojnë atake paniku. Gjithashtu, ndjesitë e dhimbjes në gjoks, në krahun e majtë dhe zhurma në vesh mund të jenë gjithashtu simptoma plotësuese të kësaj gjendje.
    Është shumë pozitive që ke kryer kontrollet mjekësore për të përjashtuar probleme serioze shëndetësore, pasi kjo tregon se simptomat që përjeton nuk janë të lidhura me sëmundje të zemrës apo të një natyre tjetër fizike, por na drejtojnë drejt një rruge tjetër që na ndihmon me trajtimin e duhur dhe kapërcimin e kësaj gjendje.
    Ajo që unë do sugjeroja si fillim do të ishte edukimi për ankthin dhe panikun, duke lexuar dhe kuptuar që ataket e panikut, megjithëse shumë të frikshme, nuk janë të rrezikshme për jetën. Ato janë një përgjigje fiziologjike e trupit tonë ndaj stresit dhe ankthit.
    Teknikat e relaksimit ndihmojnë në çdo rast, ndaj ju ftoj ti mësoni dhe praktikoni ato. Frymëmarrja e thellë dhe e ngadaltë – Frymo thellë përmes hundës për 4 sekonda, mbaje frymën për 7 sekonda dhe nxirr frymën ngadalë përmes gojës për 8 sekonda. Kjo teknikë mund të ndihmojë në qetësimin e sistemit nervor.
    Relaksimi progresiv i muskujve – Kjo teknikë përfshin shtrëngimin dhe lirimin e grupeve të muskujve një nga një për të ndihmuar trupin të çlirohet nga tensioni. (për të dyja këto teknika mund ti referoheni edhe website-ve dhe videove në youtube në faqet e shëndetit mendor)
    Teknikat kognitive janë gjithashtu një strategji e mirë për tu përballur me panikun.
    Ristrukturimi kognitiv – Identifiko dhe sfido mendimet negative dhe katastrofike. Pyet veten: “A ka prova reale që mbështesin këto mendime?” Kjo do të ndihmojë të kuptosh që shumë herë, mendimet e frikës nuk kanë bazë reale.
    Mbajtja e një ditari – Shkruaj mendimet dhe ndjenjat e tua. Kjo mund të të ndihmojë të identifikosh shkaktarët e ankthit dhe të gjesh mënyra për t’i menaxhuar ato.
    Aktivitetet fizike dhe mënyra e të ushqyerit ndikojnë shumë në mirëqenien tonë. Ushtrimet fizike mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të ankthit dhe të përmirësojnë humorin. Dieta e shëndetshme është gjithashtu e rëndësishme. Ushqehu mirë dhe shmang konsumimin e kafeinës dhe alkoolit, të cilat mund të përkeqësojnë ankthin.
    Mbështetja sociale ndihmon në çdo rast.
    Bisedo me njerëzit e afërt. Ndarja e shqetësimeve me familjen dhe miqtë mund të të ndihmojë të ndihesh më pak i vetëm dhe ti shohësh gjërat në një perspektivë tjetër.
    Nuk e di si i keni mundësitë dhe nëse e keni menduar konsultimin me një psikolog. Terapia kognitive-biheviorale (CBT) është shumë efektive për trajtimin e çrregullimit të panikut dhe ankthit të përgjithësuar (referuar simptomave që ju ndani dhe vlerësimit nga psikiatri).
    Ndërkohë, e kuptoj hezitimin dhe frikën tuaj në lidhje me përdorimin e medikamenteve sugjeruar nga psikiatri, por mund të jetë e dobishme të konsultohesh përsëri me një mjek për të diskutuar mundësinë e përdorimit të përkohshëm të tyre për të menaxhuar simptomat që përjetoni.
    Është e kuptueshme që përjetimi i atakeve të panikut dhe ankthit mund të jetë shumë i vështirë. Meqenëse ke bërë tashmë hapat e parë duke kërkuar ndihmë mjekësore dhe psikologjike, je në rrugën e duhur për të menaxhuar këto simptoma. Këshillat e dhëna më sipër mund të të ndihmojnë të përballesh më mirë me këtë gjendje dhe të ftoj mos hezitosh të kërkosh ndihmë profesionale dhe të vazhdosh të ndjekësh udhëzimet e mjekëve.
    Nëse ndonjëherë ndihesh i mbingarkuar, kujto që është e rëndësishme të komunikosh me të afërmit dhe profesionistët e shëndetit mendor për të marrë mbështetjen e nevojshme.
    Të falenderoj, të uroj shëndet dhe qetësi e pres të ridëgjohemi,
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.