Këshilla/Blog

Emi 22.05.2024

Pershendetje !
Jam diagnostikuar me crregullimet e ankthit para 4 muajsh ,gjithcka nisi me nje dhimbje te zgjatur ne zonen e mbrapme te qafes permisimi nuk po dukej gjekundi mandej u lokalizua ne pjesen e qafes per gati 2 jave .Gjate kesaj kohe nuk kam reshtur se beri te gjitha kontrollet e mundeshme qe ekzistojn ne mjeksi duke filluar qe tek ekg e zemres ,skaner te kokes ,parametrat biokimik analiza tiroideje etj …Te gjitha dilni ne rregull por un vazhdoja te mos e gjeja shkakun e vertet te dhimbjes time shqetesime te tjera vazhdonin si te perziera ,mpirje krahu si dhe nje sfilitje totale te trupit si dhe perjetova 2 here atakun e panikut .Duke mos e ditur se cfare kisha me drejtuan tek psikiatri dhe u ben gati 3 muaj qe kurohem nga ankthi duke marr medikamentin faverin 100 mg .Psikiatri duke pare gjendjen time te permisuar me sugjeroi te bej shkeputjen duke me pergjysmuar medikamentin per dy javet e fundit ,me ka mbetur java e fundit por me duket sikur shqetesimet jan ende aty dhe kam frike se mos perseritet serish …Nuk jam e bindur se cila eshte gjeja e duhur per mua pasi kam degjuar qe ankthi nuk kurohet me medikamente …Ju lutem ndonje sugjerim se si duhet te veproj..

  1. Anonim says:

    Ne te njejten gjendje jam edhe unt duhet me shum aktivitet fizik , te besh gjerat qe te pelqejn sepse kjo eshte nje sprov por do te kaloje mos u brengos sepse edhe un 2 muaj rresht kam bere analiza te ndryshme ne fund asgje thjesht ankth
    InshaAllah te kalon sa me shpejt kjo gjendje

  2. Lina says:

    Pershendetje Emi
    Edhe une kam shum dhimbje ne qaf qe 1 jav mpirje bllokime marramendje ndjesi djegje koke ooo sdi as vet humbje ekuilibri edhe une vuaj nga ankthi qe 3 vite her mir her keq ne fill kam perdor terapi isha shum mir qe 1 vit e gjys e kam nderpre por prap me eshte kthyer…isha ma heret duke menduar a e ka kush ket problem me qaf sepse edhe burri me thot e ki nga ankthi dhe se besoja qe edhe qafa vjen nfa ankthi e sidomos me ndryshimin e kohes kur behet ftoht kam shum dhimbje….sdi shum simptoma ankthi thjesht te bllokon nga keto simptima uroj qe ra kalojm te gjith

  3. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje, Emi dhe faleminderit që na ke shkruar. Më vjen keq të dëgjoj për shqetësimet e tua, por më vjen mirë që po kërkoni ndihmë dhe po merrni hapa drejt përmirësimit. Sipas përshkrimit tuaj, duket se keni bërë një punë të shkëlqyer duke ndjekur të gjitha kontrollet mjekësore për të përjashtuar shkaqe të tjera fizike të simptomave që keni. Gjithashtu, nga konsultimet me psikiatrin, ai ka vënë re që shqetësimet tuaja mund të jenë të lidhura kryesisht me çrregullimet e ankthit.
    Ankthi shpesh manifeston simptoma fizike si dhimbje, të përziera, mpirje, lodhje dhe kjo është një mënyrë që trupi përdor për të sinjalizuar stresin dhe ankthin e brendshëm. Duket se medikamenti Faverin që keni përdorur ka ndihmuar në lehtësimin e disa prej simptomave tuaja, gjë që është një shenjë pozitive dhe ndërprerja graduale e tij është një qasje e zakonshme për të shmangur efektet anësore të menjëhershme. Ndjenja juaj e frikës se simptomat mund të kthehen është normale dhe e kuptueshme dhe ky shqetësim mund të jetë pjesë e ankthit tuaj dhe të trajtohet përmes strategjive të tjera përveç medikamenteve.
    Si fillim, ajo që unë do sugjeroja, do të ishte të nisni të punoni me veten në disa drejtime.
    Praktikimi i teknikave të relaksimit si frymëmarrja e thellë, meditimi dhe yoga mund të ndihmojnë në uljen e simptomave të ankthit dhe në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme tuajën.
    Aktiviteti fizik, ushtrimet fizike të rregullta mund të ndihmojnë gjithashtu në reduktimin e ankthit dhe përmirësimin e humorit. Aktivitetet si ecja, vrapimi, ose çiklizmi mund të jenë të mira.
    Të ushyqerit me një dietë të shëndetshme dhe të balancuar ushqimore kontribuon gjithashtu në përmirësimin e gjendjes në të cilën jeni.
    Mbështetja sociale, bisedoni me miqtë dhe familjen për ndjenjat tuaja. Ajo mund të jetë një burim i rëndësishëm i forcës dhe lehtësimit emocional.
    Ndërkohë, ju inkurajoj të vazhdoni të ndiqni këshillat e psikiatrit tuaj dhe informojeni atë për çdo shqetësim që keni gjatë dhe pas ndërprerjes së medikamentit dhe doja të dija si i keni mundësitë dhe nëse e keni konsideruar të ndiqeni edhe me një profesionist psikolog përmes terapisë. Terapia kognitive-biheviorale (CBT) është një metodë efektive për trajtimin e ankthit. Ajo fokusohet në identifikimin dhe ndryshimin e modeleve negative të mendimit dhe sjelljes që kontribuojnë në ankth dhe do ju rekomandoja ta merrni në konsideratë konsultimin me një terapist CBT pasi mund të jetë shumë ndihmues.
    Është e rëndësishme të kujtoni se trajtimi i ankthit shpesh kërkon një qasje të shumëfishtë dhe të personalizuar. Ju lutem mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale nëse ndiheni të mbingarkuar ose nëse simptomat tuaja përkeqësohen. Keni bërë hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit dhe me mbështetjen e duhur, do të vazhdoni të bëni përparime.
    Ju falenderoj dhe pres të na shkruani.
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.