Këshilla/Blog

Erina 22.09.2020

Pershendetje, jam 20 vjeqare dhe gjithqka ndodhi kur isha 16 vjeqare, e di shume adoleshente mesohen per shume gjera ne jeten e tyre por une e ndieja se diqka me ndaloi te shpreh veten time, nisja te kem dyshime a po veproj mire apo jo, a te flas apo jo, dhe kjo me shpie ne humbje te vetes dhe tanime nuk e di se kush jam me, i kam harruar te gjitha dhe nuk e di se si esht te ndihesh e lumtur per gjerat e vogla dhe me duket se jam ne dyshime qdo sekonde, nuk jam ne gjendje te kem nje bisede normale me ndonje te aferm dhe ndihem teresisht e humbur dhe pa zgjidhje, edhe nese mundohem te shpreh veten e kuptoj qe nuk e di kush esht vetja ime dhe me ben te ndihem e pa shprese, ju lutem pergjigjuni qfare duhet te bej qe ti shmangem kesaj , e gjitha kjo me beri te bie ne depresion dhe te kem mendime per vetevrasje

  1. Përshëndetje dhe faleminderit që na shkruajte!
    E mirëkuptoj gjendjen që po kalon, duket se ndihesh e pasigurtë. Duke qenë se ke 4 vjet që po përballesh me këtë situatë, dhe për faktin se ke mendime vetëvrasëse këshilla ime e parë është që të bësh disa seanca psikoterapie, ose të paktën të kontaktosh në chat – in e kësaj faqeje që është pa pagesë. Gjithashtu, përpiqu të reflektosh për atë që po ndodhte në jetën tënde kur ishe 16 – vjeçe, para se të nisnin këto dyshime. Kishte ndonjë situatë specifike që i ka shkaktuar? Çfarë ndjeje dhe çfarë ndjen përpara se të shprehësh mendimin tënd? Nëqoftëse gjendja jote shkaktohet më shumë nga pasiguria, disa këshilla për ta përmirësuar atë janë: – Krijo një “dosje” vetë – vlerësimi. Mendo për gjëra positive për veten tënde, mendo për rastet që ti ke dhënë përgjigjet që ke dashur, si je ndjerë atëherë? Mund ti kërkosh 2-3 shokëve/qebve të ngushtë të të rendisin disa cilësi të mira që ke. – Shmang njerëzit që të bëjnë të ndihesh e pasigurtë. Ndoshta kjo do të thotë se mund të duhet të gjesh justifikime për të mos u shoqëruar me disa njerëz, por në këtë rast prioriteti duhet të jetë vetja jote. Dhe nqs qëndrimi larg këtyre njerëzve të mbron, atëherë më mirë përkohësisht të qëndrosh larg. Më vonë, kur nuk do të ndihesh më kështu, mund të rikthehesh. – Kontakto njerëz që të mbështesin. Mund të jenë shumë pak, por ata pak njerëz mbështetës janë të rëndësishëm në momentet që ndihesh e humbur. – Ki parasysh se pasiguria jote dhe ndjenjat e tua nuk janë të dukshme. Edhe pse për ty mund të jetë diçka që e ndjen shumë fortë, për të tjerët nuk është e dukshme. Nuk mund të shohin botën tënde emocionale.
    Shpresoj të të kem ndihmuar,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV