Këshilla/Blog

Deniada 30.09.2020

dua te me ndihmoni jammm shm e shqetesuarr .. duke folur per shm gjera ne partnerin qe e kam jashtt dhe filluam te shfaqnim disa fantaziii kur papritur i fejuarii ndryshoj menjeher filloj te behet me i dashur dhe ne bisedat intime filloj duke perfshir shoqe dhe thoshte ke do marrim ne .. ? .. te nesermen i fejuari imm kishte ndryshuar mendim dhe donte te kthehej ne shqiperii dmth pas bisedave qe bemm per mardhenie intime kishte ndryshuar mendim dhe nuk donte me te udhetonte per ne angli po do te vinte te kenaqeshh ne shqiperii … jam shume ne ankth kam parandjenja shume te kqija mensoj ne cdo cast qe po vjen se do smurem unn pastaj mendoj se sme doo jam shume ne siklet ju lutem me ndihmini

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar te ne shqetësimin dhe mendimet që po të mundojnë
    kohët e fundit.
    Dukesh se je bërë konfuze me cfarë ka ndodhur midis jush dhe jo përsa i përket asaj për të cilën keni folur, po sepse mendoj se të ka shqetësur fakti që fantazitë për të cilat keni fol, kanë krijuar pritshmërinë se duhet të realizohen realisht. Në fakt në letrën tënde ti flet për disa gjëra që nuk janë shtjelluar plotësisht, si psh fakti i sëmundjes që përmend dhe pse ke siklet që nuk të do. Nuk e di se cfarë nënkupton ti me këtë,kështu që edhe unë e kam të vështirë të kuptoj plotësisht gjendjen tënde. Gjithsesi në marrëdhëniet në distancë, komunikimet mund të jenë edhe më të shpeshta dhe bëhen interesante në rast se i shtohen fantazi dhe këto fantazi mund të stimulojnë edhe një raport më të ngrohtë midis partnerëve. Nqs ju flisni kaq rehat midis jush, do të thotë që ka shumë besim, dëshirë për të eksploruar dhe ndiheni mirë me njëri tjetrin. Duke qenë kështu, do të këshilloja të komunikoje me të fejuarin tënd edhe për ndjenjat apo ndjesitë që s’të bëjnë të ndihesh mirë, faktin që ndihesh e pasigurtë, cfarë po të shqetëson aktualisht dhe të kërkosh prespektivën e tij se si mund ta kuptoni dhe ta zgjidhni bashkë. Mendoj se kjo të bën më mirë pasi marrëdhënia bazohet në komunikim të hapur dhe për më tepër kur ndihesh kështu.
    Shpresoj se përgjigja ime të ka ndihmuar
    Të uroj gjithë të mirat,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.