Këshilla/Blog

Nuk shprehem dot 16.11.2021

Pershendetje jam nje vajz sapo kam filluar gjimnazin dhe kam frik se shprehem nuk kam besim fare ne vet vete dhe nje bisedim me vajzat nuk mund te bej dot se nuk kam besim ne vet vete ju lutem shum kam nevoj per ndihmen tuaj

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    Eshte shume normale qe ne ambiente te reja, te panjohura dhe me njerez/ shoqeri te re, individet te fillojne te dyshojne ne ate qe mund te thone. Ky dyshim mund te vij si pasoje e frikes qe ata mund te kene, se gjykohen. Frika nga gjykimi eshte nje ndjesi qe fitohet qe ne moshe te vogel. Nese ky gjykim eshte i vazhdueshem dhe intesiv atehere ndodh qe kjo ndjesi te mbartet dhe te ndikoje ne vetebesimin e individit.

    E rendesishme eshte te kuptosh se nga buron vetebesimi yt i ulet. Identifiko mendimet e tua ne situata ku do qe te shprehesh. Per shembull, ne nje situate me shoqet e klases, cfare mendon para se te flasesh? Cfare ndjen? Sa reale ose te bazuara ne fakte jane keto mendime? A lidhen mendimet e tua me te tashmen/ situaten aktuale? Te pakten ne ate qe shkruan ti nuk tregon ndonje situate ku mund te jesh ndjere jo mire pasi ke shrehur dicka me shoqet. Ndaj eshte e rendesishme te kuptosh se nga vijne keto mendime apo emocione, dhe sa reale jane me te tashmen. Nese mundesh, te sugjeroj ta shprehesh kete shqetesim tendin me nje person qe ti i beson (familje, te aferm, shoqeri) dhe si te sheh ai person ne momentin qe ti je duke folur. Per te ndryshuar perceptimin tend ne lidhje me veten, duhet te perpiqesh qe te perballesh nga pak. Mund te fillosh te flasesh (aq sa te ben ty te ndihesh rehat) me nje shoqe te panjohur me pare per ty, me pas me grupe vogla (2 ose 3 vajza) derisa ti t’i japesh prova vetes se mund te bisedosh me persona te tjere. Perballja kerkon kohe dhe mund te jete e veshtire per ty ne fillim. Por mund te besh perpjekje te vogla dhe te arrish te mbledhesh fakte per veten duke ndikuar dhe ne vetebesimin tend. Gjithashtu ndihu e lire te na shkruash perseri ne lidhje me pyetjet me larte ose per gjerat qe te shqetesojne, duke iu drejtuar edhe chatit te faqes nukjevetem.al.

    Gjithe te mirat!

    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV