Këshilla/Blog

pomegranate 11.11.2021

Pershendetje!
Jam 18 vjec dhe qe kur me kane ardhur ato per here te pare e deri tani kam pasur gjithnje probleme me ciklin. Me ka ndodhur te me vijne periodat me dy ose tre muaj vonese. Shume rralle ka ndodhur te jem me ato dy muaj te njepasnjeshem. Kete vit ne periudhen qe kam qene seksualisht me aktive dhe beja marredhenie seksuale 2-3 here ne jave me erdhen tre muaj rresht e mendova se me ne fund u stabilizuan po kur ndalova se beri seks rregullisht kam perseri nje cikel te cregullt. Per shembull tani me erdhen pas dy muajsh. Jam vizituar dy here ne gjinekologe, njera me sygjeroi progesteron deri sa te me vinin periodat, por me tha qe ishte opsionale. Bera nje eko dhe cdo gje dukej mire. Une isha 16 vjec atehere dhe mami mendoi se ishte me mire te mos e merrja progesteronin, mua me erdhen ato per pune ditesh gjithsesi. Heren e dyte ishte vjet, 17 vjec. Bera nje eko te barkut dhe mitra dhe vezoret ishin ne rregull. Te dyja gjinekologet me thane te mos shqetesohesha sepse cikli do stabilizohej me kalimin e kohes, por une po bej 5 vjet qe kur me kane ardhur per here te pare. Vetem disa shoqe te miat kane te njejtin problem, aq rralle e kam degjuar kete situate nga te tjere sa nuk i mbaj mend. Do te doja mendimin tuaj per kete dhe nese me sygjeroni te bej nje vizite te gjinekologia perseri qe te kontrolloj dhe pjesen vaginale pasi duke qene e virgjer me pare nuk e bera dot. Faleminderit shume!

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje. Ti ke degjuar shume pak veta te kene kete shqetesim, mes atyre qe njeh ti, po une si gjinekologe e shoh shume shpesh tek moshataret e tua. Pra, nuk eshte asgje e jashtezakoneshme apo problematike. Edhe une do te te them si mjeket e tjera qe te kane pare, qe nuk je semure, nuk ka asgje qe nuk shkon me ty dhe here pas here cikli yt do beje keto kapercime, pasi keshtu jane krijuar vezoret e tua. Bej sa vizita te duash, keto nuk do rregullojne ciklin tend. Nuk mendoj qe te marresh hormone, me perjashtim kur te kalojne 3 muaj pa ardhur (po ndodhi), perndryshe eshte ok. Mund te vazhdojne keshtu edhe disa vite, mund te rregullohen me pas, rralle mund te vazhdojne keshtu gjate gjithe kohes. Ky eshte cikli yt. Mundohu te hash shendetshem te flesh mire dhe mbi te gjitha, te beni jete aktive dhe sport, ndikon me shume se mardheniet ne rregullimin e ciklit. Mund te mos e beje krejt te rregullt, por e permireson ndjeshem.
    Gjithe te mirat.
    Elinda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV