Marsi 06.12.2023
Përshëndetje. Jam 40 vjec dhe vuaj nga ifeksion urinar kronik. Para nje muaji bera nje urolulture ne te cilen kisha 10.000.000 e coli. Mora 10 dite antibiotike furagin dhe ende ndjej djegje mbas urinimit. Bera serish analize urine dhe strisho vaginale te cilat rezultojne ne rregull por nderkohe une nuk ndihem fare rehat dhe kjo po me ndikon ne cilesine e jetes. Ju lutem me jepni nje opinion si te veproj e ku te drejtohem .Faleminderit paraprakisht.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur dhe faleminderit qe na keni shkruar. Ju rekomandojme te konsultoheni dhe nje here me mjekun i cili ju ka drejtuar te kryeni keto analiza qe tregoni ne pyetjen tuaj duke qene se ai e njef rastin tuaj nga afer dhe mund te beje nje vleresuarim per mundesine e ndryshimit te medikamentit qe keni perdorur apo per mbajtjen ne kontroll te gjendjes suaj ne vazhdimsi.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem