Këshilla/Blog

11.11.2016

Pershendetje, doja t’ju beja nje pyetje ne lidhje me menstruacionet. I kam shume te crregullta, 3 ditet e para kam shumw pak gjakrrjedhje dhe paa dites se 3 me fillojne dhimbjet e barkut, mesi dhe kam gjakrrjedhje normale. Gjithashtu pervec dhimbjeve, mbajne dhe arome te pakendshme. Ju lutem me ndihmoni me ndonje keshille, si te veproj. Ju faleminderit

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje,
    Nga sa thoni, 3 ditet e para jane thjesht njolla kafe, Qe paraprijne periodat. Dita e pare quhet dita qe ka fluks , jo thjesht njolla. Nese gjithmone i ke patur keshtu, nuk eshte ndonje problem. Nese vetem tani ( muajt apo vitin e fundit ) ndodh keshtu, atehere duhet te besh nje kontroll te gjinekologu. Asgje urgjente apo per t’u shqetesuar. Ndersa aroma e keqe mund te vije si pasoje e ndonje infeksioni, i cili theksohet gjate menseve, pasi gjaku eshte terren perfekt per t’u shumuar mikrobet. Pasi te mbaroje gjakrrjedhja, do ishte mire te benit nje kontroll per infeksionin.
    Dite te bukur.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.