Këshilla/Blog

Rineta 03.12.2021

Prsh jam 16 vjeqe ,kto kohet e fundit me ka kapur nje frik sikur do te vdes ne gjum.po tutna shum me flejt sikur ka mem ndodh diqka.kam shume frik nga semundjet,nese me dhembt koka mendoj qe kam tumor,kudo qe me dhemb mendoj se kam semundje.jam shum keq emocionalisht dhe shpirterisht,me duket vetja sikur spo jetoj.ju lutem me tregoni se qfar kam,sepse jam shum e merakosur.

  1. doktori says:

    thjesht liroje vetin mos meno gjana tkqija liroje trunin me ni fjal shijoj momentet e mira mendo gjera tmira thjesht anashkaloj gjerat e parendsishme mundohu mos me pas nervoza stres per asnje gje

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje Rineta,

    E kuptoj sa e veshtire mund te jete te jetosh me friken e te paturit te nje semundjeje si tumori apo friken e vdekjes. Keto jane frikera qe mund te perjetohen ne momente te caktuara te jetes por qe mund te kene nevoje per vemendje dhe per t’u eksploruar ne terapi, me qellim qe te kuptohen dhe te trajtohen.

    Shendeti dhe semundjet jane nje aspekt i rendesishem ne jeten tone, ndaj edhe frika e ankthi i lidhur me to jane te kuptueshme, por kur keto behen te forta e te shqetesojne mendimet e jeten e perditshme, atehere duhen trajtuar.

    Shpesh, keto mund te lidhen me ngjarje reale qe mund te te kene ndodhur ty ose nje personi te afert dhe prej aty kane zene fill brenda teje e jane shtuar gjate kohes.

    Te sugjeroj te gjesh disa menyra praktike per te qetesuar veten: ushtrime relaksimi dhe meditimi per te qetesuar frymemarrjen, muskujt, trupin dhe mendjen; ndonje aktivitet fizik apo ushtrime per te pasur nje aktivitet ditor apo javor te rregullt; apo edhe aktivitete te tjera qe ty te bejne te ndihesh mire dhe te perjetosh emocione pozitive, si leximi, muzika, arti etj. Bisedat apo te folurit me njerez te afert e mbeshtetes mund te jene shume ndihmuese, po ashtu.

    Gjithashtu, e rendesishme eshte te kerkosh ndihme profesionale te nje psikolog ose terapist. Ne kete moment te jetes tende, mund te jete shume ndihmuese te eksplorosh frikerat e tua dhe te gjesh nje vend te sigurt per t’i qetesuar keto frikera, per t’i menaxhuar ato dhe per t’u fuqizuar emocionalisht e psikologjikisht.

    Ne faqen nukjevetem.al dhe nukjevet.net ka keshillues me te cilet mund te flasesh me gjate per shqetesimet e tua, ne orare te caktuara, pa pagese.

    Uroj te kerkosh mbeshtetje dhe te marresh ndihmen e duhur per shqetesimin tend, si dhe shpresoj te te kem ndihmuar sadopak me kete pergjigje.

    Te pershendes,

    Lediona Braho

    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV