Këshilla/Blog

Lena 22.12.2021

Pershendetje!
A mund te me ndihmoni t’a kuptoj se pse mund te ndodh te keni gjakderdhje ne nje dite te zakonshme.
Ciklin menstrual e kam perfundu para nje jave. Dje kam fillu me pas gjakderdhje te njejt me ciklin menstrual.
A eshte qrregullim menstrual apo ndonje infeksion seksual edhe pse shenja te tjera infeksioni nuk kam?
Vlen te ceket se pas nje marredhenje te pa mbrojtur me partnerin kam perdor nje hap kunder shtatzanise diku rreth 6 dite me heret, a mund te jete edhe kjo nje arsye?
Dhimbje nuk kam aspak.

Ju lutem per nje pergjigjje.
Gjitha te mirat!

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje e dashur,
    Po, pilula qe keni perdorur eshte arsyeja. Nese kjo hemoragji jashte ciklit menstrual ka ndodhur vetem kete here, eshte e sigurt qe shkaku eshte ajo. Nuk ka lidhje me infeksionin.

    Gjithe te mirat,
    Elinda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV