Ilda 20.06.2022
Per nje kohe te gjate (1 vit e pak) ndihem keq emocionalisht. Shpesh her ndihem shume e permbushur sikur kam shume per te thene e shpesh here sikur kam nje boshllek te madh dhe e gjitha qe me vjen te them eshte “me mire te mos jem fare” (pra ti jap fund jetes). Ne shtator te vitit 2021 kam hyre ne gjimnaz, ne vit te pare dhe krahasuar me 9-vjecaren notat e mia dhe perkushtimi per mesimet jane pothuajse zero. Ndjej se kam stres, nuk kalon asnje dite pa qare madje edhe pa arsye. Pas shume mundimesh qe bera per te rene ne peshe i kam marre perseri ato kile dhe mendoj qe eshte kjo nje nga arsyet qe me ka demoralizuar me teper. Nuk arrij ta kontrolloj veten me duket sikur nuk ngopem dot edhe pse e di qe jam e ngopur dhe smund te ha me teper. Nuk shprehem me askend per cfare ndjej, sepse kur marr te flas nuk di c’te tregoj me pare. Rri gjithe diten shtrire jam totalisht e pamotivuar per te bere dicka te caktuar, qofte edhe thjeshte per te bere nje pune shtepie. Dal shpesh me shoqet e mia te ngushta dhe per nje moment me duket sikur jam ne gjendjen time me te mire nderkohe qe flas dhe kaloj kohen me to, por sapo ndalon biseda apo ndahemi per te shkuar ne shtepi truri im “fluturon” dhe ndihem e zymte, me nerva, e trishtuar dhe ndjesi te tilla. Te gjithe diten e kaloj duke pare ne internet/rrjete sociale, ku edhe shoh modele/vajza te ndryshme me pamje fizike te adhurueshme, gje e cila me ben te humb vetbesimin tani qe kam shtuar peshe. Sot pashe nje video ne YouTube, ku fliste per depresionin dhe simptomat e tij. Vura re se per te mos thene te gjitha, shumicen e simptomave i kisha dhe jam ne dyshimet e mia se kam depresion. E di se duhet te kem sa me shume mendime pozitive dhe shpesh here e provoj, por nuk zgjasin pasi ato negativet me pushtojne. Dhe tani qe po ju shkruaj kete mesazh po them me vete qe jam shume mire dhe nuk kam asgje, por ne momente te caktuara qofte dhe duke pare televizorin apo duke qendruar ne qetesi me kaplon nje gjendje trishtimi dhe me pas me kalon e me shfaqet perseri me vone. Do doja te dilja nga kjo gjendje por s’po arrij.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur shpresoj te jesh mir
Gjithcka qe po kalon eshte nje gjendje ankthi gje e cila do kalojme kalimin e kohes pasi ne kete gjendje jam e un o