Këshilla/Blog

Ana 30.05.2022

Pershendetje! Ka disa muaj qe perdor pilulat Jasmin, dhe kam vene re qe kam shtuar peshe dhe nuk e humbas dot peshen. Kam shtuar peshe kryesisht tek vithet dhe kofshet, spo gjej dot zgjidhje, po mendoja per perdorimin e diuretikeve per te eleminuar ujin e tepert , keshtu dhe do te dukesha me mire jo si e fryre , po prap nuk jam e sigurt cfare te bej , ju lutem me jepni ndonje keshille, ju faleminderit

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje Ana
    Faleminderit qe na ke shkruar duke ndare shqetesimin tend me ne.
    Arrij ta kuptoj pakenaqesine qe te eshte krijuar nga efektet anesore te medikamentit, si shtim peshe dhe fryrje.
    Por do te shkurajoja fuqimisht ne perdorimin e diuretikeve apo medikamenteve te tjera per te evituar fryrjen apo shtimin ne peshe, kjo pasi edhe keto medikamente kane efekte te konsiderueshme dhe madje te demshme ne rast se perdoren jo ne perputhje me qellimin e tyre dhe jo me rekomandim te mjekut.
    Ajo qe mund te keshilloja eshte qe te besh nje konsulte me nje mjeke gjinekologe e cila pasi te marri historikun shendetesor dhe te kuptoje shqetesimet e tua mund te japi mendim me te sakte se cfare mund te besh apo mund te te rekomandoje nje medikament tjeter alternativ ne vend te Jaseminit qe je duke perdorur, i cili mund te mos kete efektet anesore te shtimit ne peshe qe te ka dhene ky i fundit.

    Te uroj gjithe te mirat!
    Staf i Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV