Emma 01.07.2020
Pershendetje ! Jam 29 vjet , ciklin menstrual e kam shume te shkurter nje -dy dite shume pak dhe te mpiksur, dhe deri diten e 7 vetem nga nje pike por ngjyre kafe ne fillim dhe ne fund te ciklit . qe prej shtat muajsh tentoj per shtatzani por pa efekt, ciklin menstrual e kam pasur 28 dit gjithmon por vetem tre muajt e fundit ai vonohet nga 3-4 dite. Kam bere nje vizite dhe disa analiza dhe kam dal pozitiv ne Gardnerella vaginalis nucleic acid , gjinekologia me ka dhene antibiotik per 7 dit, mbas 1 jave me erdhi cikli menstrual shum pak dhe ne ngjyre kafe ju lutem mund te me jepni nje pergjigje pasi ketu ne US eshte shume e veshtire dhe shume larg takimi me gjinekologen perseri, me duket sikur nuk do mund te jem shtatzane asnjehere .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje, Per moshen qe keni, deri ne nje vit quhet periudhe normale qe te presesh pa bere analiza e kontrolle. Jo gjithmone ndodh kur e duam. Por nuk eshte periudhe shqetesuese 7 muaj. Nese kalon viti, atehere mjeku te cakton disa egzaminime per te kontrolluar fertilitetin. Nese te gjitha jane mire, pritet dhe nje vit tjeter. Keto jane protokollet. Mos e merrni me stres, do ndodhe, pa merak.