Këshilla/Blog

URSA 22.05.2023

Gjat muajit korrik ne vere me erdhi si nje ndjesi ne koke me lendu veten ose te tjeret si per shembull me hedhie nga ballkoni me thik ose me fut gishtin ne priz ditet e para isha me nje siklet te papar deri sa u dridhsha e qajsha se mos shkosha ne psikiater nderse ne nentor me filluan mendime homoseksual me futen ne stres e ne inat shum po mas asaj u zhduk stresi e ngeli nje inat i madh per kto mendime qe kam pelqimi i madh qe kisha per femra eshte zhduk kontrolloj shpesh meshkuj me pa reagimin tim a jan kto ocd apo jo nqs se po si mund te veproj

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje
    Faleminderit që na ke shkruar dhe besuar shqetësimin tënd.
    Ne letrën tënde duket se vjen shumë axhitim me ndjenja të forta, pyetje për veten dhe si ta marrësh dhe ta kuptosh të gjithën këtë.
    Është e vështirë të përcaktosh ose të vlerësosh natyrën e shqetësimit me këto që ti përmend, por me sa kuptoj nga letra ajo që ka filluar të të krijojë ndjesi parehatie jane ndjesitë që ke lidhur me pëlqimin ndaj të njëjtës gjini. Imagjinoj që nuk është e lehtë të merresh me ndjesi të tilla dhe ti sistemosh se cfarë do të thonë ato, si ndikojnë në jetën tënde dhe cfare do të bësh me to. Unë mendoj se ke bërë mirë që na ke shkruar dhe shpresoj të besosh edhe që të drejtohesh te ekspertë, si psikologë ose psikiatër nuk është aq e gabuar por mund të ndihmojë që të flitet dhe të kuptohet pak më shumë se cfarë të shqetëson dhe të mësosh si të kujdesesh për veten, në rast nevoje. Për më tepër është mirë të bëhet me urgjencë, në rast se mendimet dëmtuese ndaj njerëzve ose vetes mund të zhvillohen.

    Duke ju rikthyer shqetësimit tënd, nuk e di në rast se fillimi i ndjesive të forta për të dëmtuar veten ose të tjerët nxiten nga tema e tërheqjes ndaj meshkujve, ose në rast se ka ndodhur dicka ne jetën tënde në atë muaj korriku. Dhe a ka patur ndjesi të tjera të tilla gjatë kësaj kohe? Në rast se po, në cfare momentesh specifikisht dhe cfarë mënyrash ose strategjish ke përdorur për ti menaxhuar?
    Kuptoj se shumë gjëra kanë ndodhur vrullshëm dhe shumë nga këto ndjesi kanë ardhur po vrullshëm te ty. Unë mendoj se është mirë të merren të gjitha gjërat qetë dhe për këtë arsye ose do të këshilloja të hyje në një nga oraret në chat-in e faqes sonë për tu konsultuar me një nga ekspertët ose të kërkosh ndihmë te psikologë ose ekspertë të tjerë që të ndihmojnë edhe më nga afër të kuptosh ndjesitë e tua, pa frikë dhe me siguri.
    Shpresoj se përgjigja ime të ndihmon dhe të uroj gjithë të mirat më tej
    Mbetemi në kontakt,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV