Këshilla/Blog

04.09.2017

pershendetje!jam 17 vjeqe menstruacionet me vin qdo muaj me regull por kam nje shqetsim qe qdoher kur me vin menstruacionet kam dhimbje te forta barku,(ne barkun e ulet)
dhe kur urinoj me dhemb vagina,vetem 1 dit
deshta te pyes a eshte ndonje problem a ka vend per shqetsim?
ju lutem te me pergjigjeni jam ne hall.
ju faleminderit?

  1. Anonymous says:

    eshte shume normale

  2. Dr. Ernald Zeqja says:

    Pershendetje,
    Dhimbjet dhe krampet gjate periodave njihen ndryshe me termin dismenorre. Dismenorrea prek afersisht 25% te femrave ne moshe riprodhuese, keshtuqe nuk eshte nje gjetje e pazakonte ne popullaten femerore.
    Pasi me ane te nje ekografie gjinekologjike perjashtohen patologjite e uterusit, si fibromiomat apo adenomiomat, trajtimi mund te jete i shumellojshem, I vendosur nga gjinekologu.
    Sa per dhimbjen gjate urinimit, ndoshta duhet te beni nje analize urine te thjeshte fillimisht.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV