Mara 12.10.2020
Pershendetje, jam nje vajze 21 vjeç, para 7 ditesh kam kryer mardhenie seksuale te pambrojtura me te dashurin tim dhe nga nje pasiguri e tij per shpetimin e ndonje pike sperme vendosa te marr nje pilule ne famraci per te ndaluar nje shtatezani te mundshme. Pilula quhet *NORLEVO* dhe e mora po ate dite qe kryem mardhenien. Nje dit para se te kryeja mardhenie me iku cikli mbarova. Tani shqetesimi im esht ky sot pas 7 ditesh qe me iku cikli kam rrjedhje gjaku dhe kam frik mos jam shtatzane pasi me perkon dhe me diten e ovulimit. A ka shanse qe te jem shtatezane pasi un kam pir dhe nje pilule kontraceptive per parandalim apo kjo gjakderdhje vjen si pasoje e nje efekti aneson nga ky medikament. Kam nevoje per nje keshillim nga ju. Faleminderit nese me jepni nje pergjigje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Nuk ka shancccc . Une sa her e merja ate pilulen e urgjences 2 jav pas pilules me vinin prap ato. Une e kisha ndryshe ti e ke ndryshe varet nga trupi.por ska shancccccc
Pershendetje. Ndjese per vonesen. Mendoj se kjo hemoragji eshte pikerisht e shkaktuar nga Norlevo, per te kryer efektin per te cilen e ke marre. Nuk mendoj se eshte shtatzani. Gjithsesi, nuk jua rekomandoj ta merrni ne rutine, por nese keni mardhenie te rregullta me partnerin, te diskutoni me mjekun gjinekolog per nje lloj metode kontraceptive afatgjate. Gjithmone duke iu pershtatur historikut tuaj. Gjithe te mirat