Anonimmmm 29.03.2023
Kam nje problem
Familja ime I kushtoin vemendje vetem motres some te vogel ata i blejn gjethqka asaj dhe mua me anashkalojn
Shumicen e kohes qendroi vetem ne dhom sepse me shqetson ky fakt
Qfar me sugjeron te bej
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Sa mirë që shkruajte dhe po e ndan kaq qartë shqetësimin tënd “Motra”. Motra që mesa duket po merr vëmendjen, kohën dhe përkushtimin e prindërve të tu dhe tashmë ti ndihesh më e neglizhuar. Duket se sjellja jote duke qëndruar vetëm në dhomë për një kohë të gjatë është si sinjal për ata, që ata ta kuptojnë se diçka nuk shkon me ty. Mesa duket, është e nevojshme edhe të ja thuash përveçse të ja tregosh me sjellje (sikurse po e bën). Ti je e lënduar, e mërzitur, e zemëruar dhe po të vendosin në një pozicion ku po krahasohesh me motrën tënde dhe kjo nuk është aspak ndjesi e mirë. Më vjen keq që po gjendesh në një situatë, ku nevoja është tashmë të flasësh me prindërit dhe të i tregosh çfarë ndjen.
Ndjenja nuk është e gabuar dhe aspak për tu gjykuar. Shprehu sepse vërtët do të të lehtësojë.
Kujdesu për veten,
Arela