07.11.2016
Pershendetje.Jam nje vajze 20 vjec.para 2 javesh operova mamin dhe kam dhuruar gjak.mirepo ditet kalonin dhe po vija re vonese ne ciklin tim edhe pse simptomat i kam pasur si dhimbje barku,fryrje barku etj.dmth ne muajin tetor nuk kam pasur fare gjakrrjedhje.para dy ditesh vura re qe me filloi gjakderdhje dhe mendova se ishte thjesht nje vonese por menstruacionet ishin shume pak ne krahasim me ciklin tim te zakonshem si dhe vura re disa koagulime te bardha nese mund ti quaj keshtu.doja te dija a ka lidhje dhurimi i gjakut me vonesen dhe sasine e paket te menstruacioneve?nga ana tjeter une jam edhe seksualisht aktive dhe kam pasur frike se vonesa mund te lidhej edhe me nje shtatezani duke qene se kam kryer marredhenie pa mjete mbrojtese por thjesht nuk kam lejuar ejakulimin brenda vagines.ju lutem per nje pergjigje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
uroj qe operacioni i mamit te kete shkuar mire dhe shpresoj qe tani ajo te jete duke u forcuar.
Ne fakt, mendoj se pikerisht stresi i operacionit eshte shkaku kryesor i ndryshimit te ciklit, ndonese gjeja e pare te nje grua seksualisht aktive qe duhet perjashtuar eshte barra.
Nje matje ne gjak e bhCG ( hormoni i barres) do te te siguroje per kete.
Gjithe te mirat Dhe te shkuara.