Këshilla/Blog

Ari 05.07.2022

Pershendetje! Mbase do te dukej qesharake cdo gje. Mbase shume bazike, por po perjetoj nje periudhe shume te veshtire. Jam nje studente ne Itali. Studioj ekonomi. Nuk eshte nje dege qe e kam dashur ndonjehere, isha e detyruar te regjistrohesha qe te mos humbisja vitin. Problemi eshte qe une kam mesuar rregullisht, por nuk ia kam dale, kam marre vetem disa provime. Dua te heq dore nga kjo shkolle, por kam frike. Po nese deshtoj te dicka tjeter. Nuk di cfare te zgjedh. Jam e pavendosur. Marredheniet me familjen nuk jane aq te mira. Nuk me mbeshtesin, me krahasojne me moshataret e tjere te mi. Kam humbur veten, skam me besim. Shpesh perjetoj gjendje si marrje e frymes, te qara, nervozizem etj. Nuk dua me te jetoj, nuk kam tentuar vetvrasje, por nese do te ishte jeta nje buton do ta kisha fikur tashme.

  1. Anonim says:

    Pershendetje,

    Mosbesimi esht shumm i keq me aq sa kam perjetuar kete ndjenj te vetja. Ki durim motra gjithcka do te shkoje shum mir.Duhet te tregohesh e fort .Nese ke nj enderr te cilen di ta besh realitet duhet te mos dorzohesh t kesh guxim qe te arrish qellimet e tua. Sa per shkollen nese nuk e ndjek me deshir lere me mir te shkosh t besh ndonj kurs per kuzhiniere a parukiere a dicka tjeter qe te pelqen ty dhe m pas t hapesh nj biznes ne menyr qe te fitosh te ardhura.
    Pse jo te gjesh edhe personin e zemres te jetoni e te punoni se bashku me synim t arrini enddrrat tuaja t kaloni nj jet t bukur qe te krijoni nj familje te bukur dhe te mbizoteroj paqja dhe lumturia.Edhe un kam pasur mosbesim ndaj vetes por e vazhdoj ende jeten pavaresisht situatave te veshtira qe kam kaluar ne kete jete. Edhe pse shum e shum kan qeshur kur ua kam shprehur qellimet e mia endrrat e mia qe shoresoj me ndihmen E Zotit te behen realitet. Sme mbeshtet askush te me thoje ti do tia dalesh do jetosh jeten ashtu sic e enderrron por vec tallen dhe per ket arsye jam ber me e fort dhe e guximshme. Kam un besim tek ty se ti do ia dalesh mban do ecesh para ne jet pa ndihmen e kurrkujt mjafton qe ti t besh pak durim Zoti do te jet me ty ne cdo hap.Duro dhe lufto sepse askush ne kte jet nuk t jep mbeshtetje te gjith jan me ty kur kan nevoj per ty ndersa kur ke nevoj ti ata largohen Ndaj vetem ti do ia dalesh mban .Mendo pozitivisht mendo dmth ate qe enderron ge besh n jet .Kaq du te te them Enderro lufto duro!Shoresoj te ge ndihmoj ndopak.Uroj t kalsoh mir e ta zgjidhesh kete ceshtje????

  2. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje Ari,

    Me vjen shume keq qe je duke kaluar nje periudhe te tille. Se pari, nuk me duket aspak qesharake kur dikush vuan, per cfaredo lloj arsye. Shumica e adoleshenteve apo te rinjve, perjetojne momente te tilla. Kur them momente te tilla ka te beje me ndjesine e te ndjerurit sikur nuk je aty ku do, sikur koha po kalon shume shpejt dhe ti nuk ke ne dore asgje, thjesht duhet te pranosh si jane gjerat, sepse po provove dicka tjeter do deshtosh perseri apo sikur nuk ka me shprese per t’u bere gjerat me mire. Ajo qe eshte shqetesuese dhe duhet punuar, eshte frika nga deshtimi, humbja e shpreses, mospranimi i vetes ashtu sic eshte dhe mungesa e besimit ne vete. Ajo qe e veshtireson akoma me shume situaten tende eshte mos mbeshtetja nga prinderit dhe krahasimi i vazhdueshem me moshataret e tu. E marr me mend qe eshte lenduese per ty dhe me vjen keq.
    Ti thua se “nuk ia ke dale” nderkohe nga ana tjeter ke arritur te fitosh degen e ekonomise ne nje nga universitetet e Italise. Pra ti ia dole ta fitoje ate dege, e cila nuk eshte e lehte ta fitosh dhe ta studiosh. Mund te kete shume te tjere qe nuk arrijne dot te fitojne asnje dege studimi. Me pas vjen pjesa tjeter qe nuk deshiron te studiosh kete dege.
    Ari, nese nuk e pelqejme dicka, nuk arrijme dot te fokusohemi dhe te jemi produktiv ne ate gje. Nese ben dicka qe nuk te pelqen dhe nuk ke interes, do te marre shume energji dhe lodhja fizike dhe psikologjke do te ndihet shume. Nuk eshte e pamundur qe te diplomohesh ne degen e ekonomise. Ti mund t’ia dalesh, por a do te te vleje?
    A do ia vleje qe ti te harxhosh kaq shume nga vetja (mund, energji, kohe fizike) per dicka qe nuk e pelqen dhe ndoshta ne te ardhmen as nuk do te duash ta ushtrosh si profesion? Eshte shume e rendesishme te kuptosh cilat jane nevojat e tua, tani. Per cfare ke nevoje? Nderkohe, mendo per nje moment se do kishe mbeshtetjen e plote e prinderve, pa u krahasuar me bashkemoshataret e tu dhe je e lire te zgjedhesh. Cfare do zgjidhje? Cfare deshiron te besh? Cfare te pengon ta besh? Po, edhe mund te deshtosh. Kush eshte ai/ajo qe ia ka dale, pa deshtuar fillimisht? Cfare do te thote per ty te deshtosh? Deshtimi nuk te ben te paafte, por nga njera ane te tregon qe nuk po te pelqen gjeja qe po ben, ose nese te pelqen, ke nevoje te provosh/ mesosh/ perpiqesh me shume ne ate gje, derisa te arrish rezultatin qe ti do.
    Nuk e di sa e veshtire eshte per ty te flasesh me prinderit e tu. Tregoju se si ndihesh dhe si po e perjeton kete periudhe. Fol mbi nevojat e tua dhe ate qe deshiron te besh. Eshte normale te ndihesh si e pashprese ne nje moment, por nese kjo zgjat ne kohe, te sugjeroj te kerkosh ndihme ne profesioniste te shendetit mendor. Une do te ftoja te me rishkruaje per pyetjet me larte, apo per cdo shqetesim qe te lind gjate kesaj periudhe. Deri athere, uroj te jesh mire dhe kujdesu per veten.

    Gjithe te mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV