Këshilla/Blog

Anonymous 31.03.2023

Pershendetje, jam 18 vjec dhe ndesha te ndaj me ju nje shqetesim.Kam gati 5 muaj qe kam mpirje te krahut te majte bashke me dy gishtat e mesit ne te,gjithashtu me jep therje ose si nxehtesi gjoksi dicka e tille, dhe shpina tek pjesa e shpatullave . Kam qen ne urgjenc kur me kapi atak paniku dhe me than qe je mir rrahjet dhe tensioni ishte ne rregull , kam shkuar perseri nje nate tjeter me ben shirin e zemres dhe me than nuk ke probleme me zemren . Cfare mund te jete dhe cfare te bej?

  1. Dardan Kocinaj says:

    Pershendetje dhe faliminderit qe na keni shkruar.
    Pengesat qe i pershkruani mundem me qene me origjine nga strukturat muskulore, eshtrore, nga nyjet por edhe te nderlidhura me elemente tjera (si p.sh. qarkullimi i gjakut, ngushtim i eneve te gjakut).
    Eshte shume me rendesi te definoni edhe karakterin,kohezgjatjen, kohen e paraqitjes, faktoret qe e lehtesojne,cka e shoqeron.
    Medoemos paraqituni te mjeku juaj familjar ku pas ballafaqimit me anlizat e juaja sipas nevojes do te kerkoj ekzaminimet shtese.
    Gjithe te mirat,
    Dr Dardani

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV