Këshilla/Blog

Den 10.04.2021

Ckemi. Mua me shqetson fakti se si njerezit (djemt le te themi) me ngacmojne gjat rruges.Ngjarja ka thuajse 1 vit qe dikush me ndjek nga pas por nuk e njof fare. Frika ime eshte se mos ndoshta ndonje dite do mundohet te bej dicka, por me shqetson edhe si do reagojne prinderit e mi nese e kuptojn kete

  1. Anonymous says:

    Per mendimin tim duhet te informosh familjen ne fakt duhet te informosh prinderit.Mos e mendo reagimin e prinderve sepse per ta je arsya pse jetojn.Asnjeher mos e mbaj sekret ose ta fshehesh sepse kjo i ben ata tipa qe te perparojn hapat drejt qellimit qe kan.Mund te jet e veshtir ti tregosh prinderve sepse e di si jan prinderit shqiptar por me beso qe menyra me e mir esht ti tregosh familjes.Sepse mendimi se vajzat jane pa perkrahje i ben ata tipa qe te perparojn hapat e tyre.Arsya pse vajzat e mbajn brenda,nuk duan ta tregoj nga frika nga reagimi ose dicka e till.Un qe po te shkruaj jam djal,kam nje moter edhe e di shum mir si jan vajzat.Nuk duan te tregojn nga frika mos i ndodh gje vellait/babait/kushuririt po mos harro se babai ose vellai jan ata qe kan pergjesi sigurin e familjes.Flas per veten time esht me mir te kapet ne kohe çeshtja se sa larg qoft te ndodh ndonje tragjedi.E sa per prinderit nuk do bohet kiameti ne qofte se i tregon.Fundja familja per kete arsye esht.Mos e neglizho!

  2. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Nese ndihesh e kercenuar prej ketij personi mendoj se do te ishte mire ta ndaje si shqetesim me prinderit e tu. Nuk ke pse te ndihesh e shqetesuar per t’ju treguar prinderve pasi ti nuk je duke bere asgje te gabuar. Mendoj se eshte e rendesihme ta ndash me dike si shqetesim, prinderit ose nese mendon se do te ishte me mire edhe nje denoncim ne polici pasi nje vit eshte periudhe e gjate kohe.
    Gjithe te mirat,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV