24.04.2017
Muajin shkurt kam.pas mardhenje me masa mbrojtse ne mars periodat me kan ardh me rregull mirpo ket muaj jan ber 36 dit si dhe me ka dal nje gogel e fort afer vrimes ne vagin qka mund te jet dhe a do te me vin periodat sepse jam ne ankth 🙁
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
me sa kuptoj, keni nje vonese disa ditore te ciklit. Nuk e di nese e kam kuptuar mire, por nese keni patur vetem ne shkurt kontakte te mbrojtura dhe me pas ka ardhur cikli, nuk ka ndonje rrezik per shtatzani. Mund te jete nje vonese e cfaredoshme, qe shpesh shoqeron ndryshimet stinore, nivele te larta te stresit, mjekime te caktuara etj. Sa per ate qe ve re te vagina, ose eshte perceptim i gabuar i gjerave fiziologjike (normale) , ose duhet te besh nje vizite te mjeku per merak. Personalisht mendoj se nuk eshte asgje per t’u shqetesuar.
Qofshi mire!
Dr. Elinda Gjata – Gjinekologe