Këshilla/Blog

16.03.2017

Pershendetje, muajin e kaluar te permuajshmet i kam pasur me date 12, ndersa kete muaj me jane vonuar dhe ende nuk me kane ardhur. Edhe pse ka disa dite qe kam dhembje ne gjoks dhe ne fund te stomakut, mirepo ende nuk me kane ardhur. Tani edhe me eshte fryre stomaku. Cfare mund te kem, cfare me sygjeroni? Faleminderit!

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje,
    uroj qe nderkohe te kete ardhur cikli dhe mbase pergjigjja ime eshte e panevojshme.
    Por, ne cdo rast, kur kemi vonese cikli tek nje femer qe ka mardhenie seksuale, duhet perjashtuar shtatzania. Shkaqe te tjera qe cregullojne ciklin mund te jete stresi, udhetimet e largeta, fillimi apo nderprerja e nje stervitjeje fizike te forte, apo i nje diete, mjekime te ndryshme, cregullimet hormonale etj.
    Nese vonon edhe kete jave, mund te jete e nevojshme te konsultoheni me mjekun.
    Dite te bukur,
    Dr. Elinda Gjata – Gjinekologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.