Er 05.08.2022
Pershendetje jam nje vajza 17 vjecare dhe po kaloj nje periudhe shume te erret. Para 2 javesh kam marre deftesen e vitit te 2 me disa rezultate jo fort te kenaqshme. Babai im u nevrikos shume me mua kur i pa ato. Filloi te me bertiste duke me thene qe nuk ke mesuar shume , turp te me vij , e kam zhgenjyer. Me pas diten tjeter filloi perseri me te beritura duke me thene qe un nuk jam nje femije i mire, kam te dashur prandaj nuk kam marre rezultate te mira , me permendi gjinekologun te cilin e permend shume shpesh .. Kaluan dite edhe ai vendos qe nuk do te me dergoje ne shkolle me te vazhdoj vitin e fundit te gjimnazit do te me dergoje ne pun, thote se me urren , nuk jam vajza e tij, kalon ne ofendime shume te renda. Nuk eshte hera e pare qe ai ka kaluar ne ofendime dhe kercenime ndaj meje . Ai eshte person edhe i dhunshem . Ne qofte se nuk i degjohet fjala atij ai ofendon shan bertet. Jam shume keq . Kam dy jave e mbyllur ne shtepi . Nuk flas me te nuk e shof . Kur kam qene afer me te kam pasur nje ndjesi te vras , kam menduar edhe te vras veten nga presioni. Thjesht mendoj se nuk mundem me
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje love
me vjen shum eq per problemin tend dhe uroj qe gjerat te behen sa me mire. kete vit pata dhe un te njejtin problem por me mamin ku me bente te njejtin presion duke me ber te ndihesha si nje zhgenjim i vertete, edhe mua nuk mu lejua te dilja por me vazhdimin e kohes ajo u qetesua pasi nisja ta ndihmoja dhe te veproja si donte ajo,tani gjerat u kthyhen normalisht. Do te te lutesha qe te mos lendo veten ne asnje menyr pasi nuk eshte faji jot por i kewtij mentalitei ku kerkojn perfeksion edhe pse ata smunden ta arrinin kurr. Mos u merzit pasi cdo gje ka per te kaluar dhe nqs do te kesh nevoj te flasesh me dike mund te me thuahs mua <333 wish u all the best