Ester 23.09.2020
Pershendetje!Une kam pas gjithmone mensturacione te rregullta.Nga muaji qershor dhe deri tani ,cdo muaj ne diten e 13-14 te ciklit kam pas sekrecione kafe ,pa asnje shqetesim tjeter te cilat me zgjasin nga 3-4 dite .Per me teper dy muajt e fundit periodat diten e pare dhe te dyte me kane ardh pak sekrecione kafe Dhe pastaj si zakonisht,kane zgjat 4 dite si gjithmone dhe para periodave kam edhe kercitje zorresh. Shkova te gjinekologia sepse u shqetesova nga keto ndryshime dhe duke qene se jam e virgjer me beri thjesht nje eko abdominale dhe me tha cdo gje eshte ne rregull si me vezoret dhe me mitren.A duhet te shqeteohem per keto ndryshime?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Spotting intermenstrual quhet gjakosja e lehte ne periudhen e ovulacionit dhe ne literature konsiderohet fiziologjike, pra jo problematike. Duke qene se dhe nga vizita jane perjashtuar patologjite nuk duhet te shqetesohesh.
Gjithe te mirat,
Stafi i Nuk je vetem