Këshilla/Blog

K.Sh 06.11.2020

Pershendetje! Kam pasur maredhenien e fundit me date 26 tetor dy dite pas ciklit. Te nesermen kam marre pilulen e emergjences. Diten e djeshme (me shume) dhe sot kam pare disa njolla ose sekresione ne ngjyre kafe te erret ne qender e me pas qe vijne e behen me te hapura. A eshte normale nga marrja e pilules ? Apo mund te jete shenje e shtatzanie.

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Po, mendoj se eshte nga marrja e pilules. Ka reagime te ndryshme ndaj pilules se urgjences ne varesi te periudhes se ciklit gjate te ciles merret. Nganjehere nuk ndodh asgje, pra cikli pasardhes vjen ne kohen kur pritej ose me ndonje ndryshim te vogel; here te tjera ndodh hemoragji pas disa ditesh, here ne forme sekrecionesh te paketa, here si cikel, etj. Eshte e veshtire te perjashtohet shtatzania 100%, keshtu qe ngelet vec te presesh. Te rekomandoj qe nese ke mardhenie te rregullta, te konsultohesh per nje metode kontraceptive qe te mos ndodhesh ne nje situate te tille serish. Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV