Këshilla/Blog

S 22.07.2021

Pershendetje keto kohet e fundit kam pasur shume gjera ne mendje dhe prandaj po shkruaj ketu. Si fillim jam shum ne ankth dhe shume e merzitur sepse une ngela ne provimin e matematikes te matures pavarsisht se mora 9 ne te treja provimet e tjera ketu ngela dhe duhet ta bej perseri provimin ne vjeshte por kam shume frike sepse nuk di fare nuk e kuptoj fare matematiken doja te shkoja ne nje kurs por asnji nuk eshte i lire per te dhene mesim gjate veres kam frike nuk dua te ngel perseri nuk dua ta shkaterroj jeten time.Nji shqetesim tjeter e kam te lidhur me mamin tim e cila eshte fiksuar shume pas mendimit qe mund te me flasin djemte (shpresoj te me kuptoni ku e kam fjalen) unemendoj se kjo ka ndodhur sepse kam pasur 2 propozime per mbleseri njeri kur isha vetem 16 vjec jam ndjere shum keq kur i mora vesh keto fakti qe nji person 25 vjec me shihte mua si “grua” potenciale kur une jam akoma femije me bente te vrisja veten i urrej keto tema temat e marteses familjes burri gruaja i urrej ja kam shprehur mamit kete por ajo thot se jam ne nje moshe kur duhet te flas me te per keto gjera por une nuk dua!!!!!!!!! Jam vetem 17 dhe nuk dua te flas per to nuk esht fokusi im fare esht dicka shum larg planeve qe kam per veten .Para disa javesh me beri nje pyetje :”Po sikur te te ndaloj nj djale ne rruge cfare do te besj?” dhe une i thash do vazhdoj rrugen time po sikur ai te mos iki me pyeti prap i thash qe atehere do flas ndryshe gjithashtu me ka pyetur shpesh po sikur une te mar vesh ndonje gje per ty cfare i kam thene se di ndonje gje per lidhje ate ke per ta mar vesh nga une dhe jo nga te tjeret ka qene pergjigja ime.Nuk e di pse eshte fiksuar kaq shume por s po e duroj dot me une nuk kam asnje interes ne asnje djale per momentin nuk kam qene e lidhur asnjehere dhe nuk kam shkaktuar ndonje here probleme te tilla.Problemi 3 nje djale 24 vjec eshte fiksuar mbas meje jeton ne te njejtin vend me mua dhe para disa kohesh me kerkoi numrin e telefonit une nuk ja dhash sepse nuk dua me peshtiroset vetja kur mendoj se njerez kaq te rritur kane mendime te tilla per mua qe prej athere nuk me ka kerkuar me numer apo gje tjeter por ai kalon cdoo dite me makine poshte pallatit ku jetoj dhe sheh ne drejtimin e shtepise timemami e ka ven re kete gje por nuk i kam treguar per kete rast sepse nuk dua qe te fiksohet me shume me keto gjera.Gjithashtu kam mardhenie shume te keqija me vellain ai eshte 3 vite me i madh se une ne grindemi cdo dite nuk mund ta duroj dot sjelljen e tij ai me sheh si sherbetore rri ulur dhe vetem me urdheron per gjithshka dhe me shan shume gje e cila me duket si abuzim verbal gjithashtu matet qe te me gjuaje kur ishim me te vegjel me gjuante gjithmone tani matet por e mban veten ne nje fare menyre,une nuk e toleroj dot sjelljen e tij dhe kur matet gjithmon i them me gjuaj e di qe nuk eshte gje e mire por nuk e kontrolloj dot inatin kur jam me te apo me pjestaret etjere te familjes.Gjithashtu ai s me lejon te kem rrjete sociale dhe me kontrollon telefonin kur i kam thene mamit qe dua privatesine time ajo thot ska gje ai esht vellai jot le ta kontrolloje ti nuk ke gje per te fshehur nuk dua nuk dua ta kontrolloj fare por ata s me kuptojn e dua te flas me mamin per te gjitha keto por e di se si do jet reagimi i saj ajo s do mundohet te kuptoj asgje dhee kam shume te veshtire qe te flas me te per gjera personale nuk i trregoj pothuajse asgje thjesht nuk mundem te flas me te.Nese do me pyesni per babin me te gjithshka eshte e sikletshme thuajse nuk flasim fare per asgje thjesht nuk eshte i pranishem ne jeten tone fizikisht eshte 30% ndersa emocionalisht 0 mendoja se te gjithe familjetjane keshtu por jo adoleshentet e tjere jane te afert me familjen e tyre e kam kuptuar vone se familja ime nuk eshte e shendetshme 🙁 do te doja te ishte ndryshe edhe dicka e fundit e urrej personalitetin tim sepse jam shume e papjekur per moshen qe kam ti shkruaja keto me ndihmoi ta lehtesoja pak trurin shpresoj te me ktheni pergjigje sa me shpejt dhe ju falenderoj shume per kete faqe ka shkruajtur dhe disa here me pare dhe ndihem shume mire kur shoh pergjigjet tuaja.

  1. Gabriela Kuneshka says:

    Pershendetje e dashur,
    Faleminderit qe zgjodhe te ndash shqetesimin tend ketu! Tek lexoja letren tende, perceptova zemerimin qe mund te jesh duke perjetuar perballe ketyre situatave dhe dinamikave sfiduese per ty, por gjithashtu dhe dhimbjen qe mund te qendroje pas ketij zemerimi. Mund te imagjinoj sa te veshtire mund ta ndjesh ne kete faze te jetes tende per te gjetur pak harmoni. Gjate kesaj faze eshte normale te perjetosh intensivisht gjithshka ndodh rreth teje dhe te ndjesh nje presion te larte mbi zgjedhjet qe te duhet te besh, vendimet qe te duhet te marresh apo si duhet te pergjigjesh dhe reagosh kundrejt situatave dhe dinamikave qe krijohen ne familje apo edhe shoqeri. Cdo person ne fazen e adoleshences perballet me nje sfide mjaft te madhe, ate te kalimit dhe transformimit nga femijeria tek nje i rritur i ri. Ajo cka mund te jete duke ndodhur me ty ne keto momente, eshte qe ti po perpiqesh te krijosh nje identitet tendin, dhe te kuptosh cili eshte vendi yt ne bote. Kjo nenkupton ne nje forme edhe shkeputjen apo diferencimin ne ideologji, mendime, ndjesi, zgjedhje nga prinderit, pasi je ne kerkim te nje veteje unike. Ne nje faze kaq delikate ku te duhet te mesosh kaq shume gjera dhe te pershtatesh me zgjedhjet dhe pergjegjesite e reja eshte shume e rendesishme te tregohesh e bute me veten dhe ti japesh kohen e nevojshme per tu pergatitur. Nje nder shqetesimet e tua te para ishte shkolla. Ajo qe mund te besh eshte ti japesh aq kohe sa te nevojitet per tu pergatitur sic duhet, edhe nese kjo nenkupton te mos besh provimin ne shtator. Eshte e rendesishme te shmangesh nje deshtim te cilin mund t’ja atribuosh vetes apo kapacitetit tend, nderkohe qe mund te vije nga nje zgjedhje e nxituar, sic eshte te futesh ne provim nen presionin e kohes dhe mbetjes pas shokeve apo moshatareve. Nderkohe mund te marresh masat qe te nevojiten dhe te eksplorosh dhe zgjedhjen qe do ndjekesh me pas, nese vendos qe do te jete akademike. Mund te testosh veten duke lexuar ne menyre te pavarur per fushat qe konsideron te interesit per te kuptuar me qarte se cfare te ngjall kureshtje dhe mund te te pelqeje te besh. Sa i perket marredhenies me nenen mund ti tregosh si ndihesh dhe sa lenduese mund te jete, te te vendose perpara nje ceshtje (raporti me djemte, kontrolli) te cilen ti ende nuk je gati ta perjetosh. Nese te ndihmon mund te shkarkosh emocionet e tua ne forma artistike (shkrime, piktura, muzike…), aktivitete sportive ose shetitje ne natyre vetem ose me persona (shoqeri te aferm) me te cilet ti ndihesh e sigurt, e pa paragjykuar dhe u beson. Se fundi, mund te konsiderosh takimin me nje psikoterapist per te shprehur dhe kuptuar me qarte ate cka te mundon dhe per te gjetur forma te ndryshme perballimi. Nese deshiron mund te me shkruash serisht me formen e letrave ose mund te zgjedhesh sherbimin e keshillimit online falas, qe platfoma jone ofron. Uroj te kem ardhur ne ndihme,
    Gabriela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV