Dora 21.09.2021
Pershendetje!Kam problem ne thenien e fjaleve nuk I them shume qarte me merret goja,sidomos tani qe fillon shkolla e kam shume problem sepse duhet te flasim dhe shpesh nga pyetjet qe me drejtohen nuk I them,sepse ndihem ne siklet,kur jam vetem fare fjalet I them qarte.Kjo qe me pengon vertet shume,nuk ndihem e qete Faleminderit po me ndihmuat.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe faleminderit që kontaktuat me faqen tonë!
Marrja e gojës (belbëzimi) në praninë e të tjerëve është diçka që ndodh tek ata që kanë probleme me ankthin social, domethënë në përgjithësi ankthi mund ta shtojë si problem. Për ta lehtësuar mund të bëni disa gjëra si p.sh. të përgatiteni më përpara për atë që do thoni, në këtë rast për mësimin dhe mënyrën se si do e thoni. Edhe nësë pyetja mund të jetë disi ndryshe, përsëri do keni një pjesë të përgjigjes në mendje dhe kjo do jua lehtësojë. Gjithashtu, do ju sugjeroja të merrni kohën tuaj për t’u përgjigjur, edhe nëse jeni në klasë kërkoni kohë për të sjellë në koherencë të folurin dhe të menduarin. Mund t’i thoni mësuesve se ju duhet pak kohë. Nqs kjo është e vështirë, ngadalësoni ritmin e të folurit, ka ushtrime më vete për këtë. Një këshillë tjetër është që të bëni prova para të tjerëve (familjarëve ose shokë/shoqe) duke dhënë përgjigje, domethënë praktikim i asaj që mund të ndodhë në klasë.
Këto janë më së shumti këshilla praktike për ta përballuar situatën tuaj. Nëqoftëse ju e shikoni se nuk përmirësohet mund të kërkoni ndihmën e një profesionisti të shëndetit mendor, një psikoterapist/e.
Gjithë të mirat,
Veronika