Këshilla/Blog

M 21.06.2024

Pershendetje! Po ju shkruaj pasi dua qe te informohem ne lidhje me nje problem qe ka filluar te me ndodh shpesh keto kohe. Pergjigjja juaj do te ishte nje ndihmese e madhe per mua. Problemi me te cilin po perballem eshte frika se do me iki mendja,problemi ka filluar qe kur une kam qene pak me i vogel dhe shpesh gjate nates kisha frike te mbyllja syte per te fjetur sepse nese i mbyllja syte dicka e keqe do t’u ndodhte te afermve te mi, keto ishin ato cfare me thoshte mendja, por me kalimin e kohes ky problem filloi te zbehej pak dhe fillova mos ta kem me friken se dicka e keqe do t’u ndodhte te afermve te mi, por fillova te kisha frike sikur do te me ikte mendja. Ky problem filloi 1 ose 2 vite me pare dhe tani me ka filluar dhe me ndodh cdo nate kur me duhet te fle gjume. Eshte shume e frikshme per mua dhe mendoj sikur do me iki mendja me te vertete dhe gjithashtu nuk kam mendime,qe njihet ndryshe si “blank mind” dhe nuk e di pse, por ndoshta nga stresi i madh me te cilin jam perballur sepse ikja e mendimeve filloi disa muaj me pare. Ndoshta eshte atak paniku, por nuk e di pse me ndodh shpesh. Jam perpjekur te jemi i qete dhe te bej frymemarrje te thelle, por ndonjehere nuk me ndihmon aspak. Ju lutem mund te me ndihmoni sepse me te vertete nuk e di si te perballem dhe me shqeteson ky fakt per arsye sepse mendoj sepse mund te me iki mendja me te vertete per arsye sepse jam dhe person qe nuk flas shume me njerezit, vetem ndonjehere flas shume dhe flas shpejte dhe njerezit me thone se jam shume i bezdisur dhe ndonjehere ndaloj se foluri, qendroj vetem, nuk socializohem shume dhe kam kaluar dhe jam perballur me probleme te shendetit mendor i vetem, per arsye sepse edhe kur kam vendosur te flas me dike nuk me kane kuptuar dhe disa njerez te tjere me kane gjykuar pasi ishte e dallueshme qe po perballesha me probleme te shendetit mendor.Une nuk dua te ndryshoj, e them kete per arsye sepse disa njerez qe flas me kane thene te behem me shume si adoleshentet e moshes sime te cilet nuk shqetesohen shume per gjerat, por mua nuk me pelqen te jem shume social dhe i njejte me adoleshentet e tjere, gjithmone kam qene ndryshe prej tyre dhe me i matur dhe me konsiderojne te cuditshem per kete fakt dhe nuk me pelqen aspak te jem si ata. E thashe kete pasi disa njerez me sugjerojne te ndryshoj qe te ndihem me mire, por une ndihem mjaft mire me veten time dhe me veprimtarite qe merrem dhe nuk dua te behem si adoleshentet e moshes time, pjesa me e madhe te cilet dine vetem te gjykojne te tjere, te ofendojne te tjeret, te bullizojne dhe qe nuk shqetesohen per gjerat, une nuk e shoh dhe nuk dua ta shoh veten time te tille. Uroj ta lexoni mesazhin tim dhe te me ktheni nje pergjigje dhe te me sugjeroni se cfare duhet te bej. Do te ishte me te vertete nje ndihme e madhe per mua.

madje ne shume periudha kaloj stres dhe ankth dhe perballem vetem me te gjitha dhe nuk i tregoj askujt

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje dhe faleminderit që ndave përvojën dhe shqetësimet e tua me ne.

    Ajo që përshkruan, frika nga humbja e mendjes dhe mendimet e zbrazëta janë përjetime të vështira dhe shqetësuese që mund të ndodhin në kushte të gjendjeve të ndryshme mendore, të cilat shpesh përfshijnë mendime të paftuara dhe frikëra të shtuara.

    Duke qenë se kjo gjendje është tashmë prezente prej një kohe të gjatë, do ju ftoja të konsideroni konsultimin me një profesionist të shëndetit mendor si një hap shumë të rëndësishëm dhe të nevojshëm në këtë pikë. Ata mund të ndihmojnë për një vlerësim më të saktë të problemit dhe të ofrojnë trajtimin e duhur.

    Por, njëkohësisht do ju këshilloja të punoni me veten tuaj përmes disa teknikave të menaxhimit të ankthit. Mund të provoni teknikën e frymëmarrjes së thellë, meditimit, joga apo relaksimin progresiv të muskujve. Këto mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të ankthit dhe stresit.

    Gjithashtu, sigurohuni të keni një rutinë të qëndrueshme gjumi. Shmangni ekranet elektronike para gjumit, krijoni një ambient të qetë dhe të rehatshëm për fjetje dhe përpiquni të mbani një orar të rregullt të tij.

    Edhe pse të pëlqen të qëndrosh vetëm, është e rëndësishme të kesh një rrjet mbështetës të njerëzve që të kuptojnë dhe suportojnë. Mund të jenë miqtë, familja ose një grup mbështetjeje për adoleshentët që përballen me të tilla vështirësi.

    Shkrimi i mendimeve gjithashtu mund të jetë një strategji e mirë. Shkruaji mendimet dhe ndjenjat e tua në një ditar. Ky proces mund të ndihmojë në çlirimin e mendimeve ankthioze dhe në menaxhimin më të mirë të ndjenjave të tua.

    Merru me aktivitete që të pëlqejnë dhe që të bëjnë të ndihesh mirë, si leximi, piktura, sporte apo çfarë mund t’ju tërheqi. Kjo mund të ndihmojë në largimin e mendimeve negative dhe në përmirësimin e gjendjes së humorit të përgjithshëm.

    Frika nga humbja e mendjes është e zakonshme tek individët që përjetojnë ankth dhe stres të lartë, por është e rëndësishme të kuptosh se mendimet e tua nuk janë domosdoshmërisht një reflektim i realitetit. Ndihma profesionale mund të jetë shumë e vlefshme për të të ndihmuar të menaxhosh këto mendime dhe ndjenja në mënyrë efektive.

    Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ose dëshiron të flasësh më shumë për këtë temë, jam këtu për të të ndihmuar.

    Faleminderit,

    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV