Këshilla/Blog

NoName 27.08.2020

Pershendetje!
Duke hulumtuar ne internet te gjeja nje pergjigje per shqetsimet qe kam erdha tek faqja juaj dhe pash qe shume persona kan marr pergjigje.
Problemi im eshte: para 1 jave filloj tharja e lekures ne penis dhe ne testikuj, nuk kam kruajtje, por tharje shume te madhe te lekures. Dhe sot ne mengjes vura re qe kishte filluar te me ripet lekura njejt sikur kur digjesh nga dielli dhe kjo po ndodh vetem tek pjesa e testikujve ndersa tek pjesa e penisit vazhdon te qendroj shume e that por lekura qe hiqet eshte e trash.
Nuk e kam patur asnjeher kte problem.
Seks te pa mbrojtur nuk kam bere asnjeher, dmth gjithmon me prezervativ.
Ju lutem me ndihmoni.
Faleminderit

  1. Dr. Shkelzen Elezi says:

    Semundjet e lekures ne pergjithesi jane jospecifike dhe diagnostifikimi dhe trajtimi i tyre eshte problematik. A keni skuqje, qarje apo djegie te lekures. Fillimisht po ju keshilloj qe te vishni rroba pambuku, shmangni konzumimin e pijeve alkoolike, te gazuara, ushqimeve te konzervuara, embelsirave dhe te djegesa. Ne nderkohe filloni me travazol crem 3xd se jashtmi. Nese ju perzistojne ndryshimet e pershkruara ju propozoj vizite te Dermatologu.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV