Këshilla/Blog

Esaa 23.10.2020

Pershendetje. Desha te ju tregoj rastim tim dhe te marr nje mendim nga ju.
Tash ne muajin nentor behen 1 vit qe provoj te mbes shtatzan por siq duket pa sukses, un kam pasur gjithmon qrregullime me ciklin kam qen edhe tek mjeket me kan sygjeruar barna per rregullim te ciklit. Gjat muajit shkurt dhe deri ne fund te muajit Mars kam perdorur nje lloj tablete qe ma ka sygjeruar mjeku dhe ne muajin maj kam pasur vonim te cilklit dhe pas 1 jave kam pasur njolla ngjyr kafe si lloj sekrecioni sepse nuk kan qen ne sasi te madhe si gjat ciklit dhe pas 1 jave te vazhdushme me njolla kafe kam pasur cikel normal si gjithmon..pastaj ne muajin korrik prap kam vazhdu me marr nje tablet per rregullim te ciklit dhe vitamina, i kam perdor 3 muj dhe ne muajin e kaluar ne shtator kam pasur cikel normal kurse tash ne tetor kam vones dhe prap kam njolla kafe si ne muajin maj dhe dhimbje te barkut…. se di nese kam qene e qarte me sqarimin e situates por besoj qe mund te me kuptosh dhe nese ka mundesi te me tregosh a keni informacione per gjendjen time dhe a ka mundesi me kam mbet shtatzan. Faleminderit per mirkuptim.

  1. Dr. Premtim Gojani says:

    Pershendetje dhe te falenderojme qe na ke shkruar.
    Ju keni një vit që tentoni me ngel shtatëzanë, prandaj ju nevitet nje trajtim tek Gjinekologët që merren me infertilitet( mos mundësi e shtatëzanise) dhe të trajtoheni per të gjetur shkakun. Aty përfshihet edhe rregullimi i ciklit dhe problemet e cekura.
    Gjithe te mirat,
    Dr Premtimi

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV