06.07.2016
Pershendetje jam nje vajze 15 vjece, nuk jam shum e shendoshe por mesatare mund te them,problemi im qendron ketu q kur me vijn cikli kam dhimbje te tmerrshem te barkut dhe te shpines veshkattt me dhembin shummmm, vuaj dhe nga veshkat,por kur me vijn zakonet barku me dhemb shume qe diten e pare deri ne diten e fundit kur me mbarojne,zverdhem kur jm me ciklin, nuk me hahet sdi cte bej se dhimbjet e barkut po me bejne te vdes nuk i duroj dot, jam vizituar te doktorri ai me tha qe je anemike se ke shum gjkderdhje sdi cte bej mund te me rekomandoni dicka ju lutem…faleminderit per mirkuptiimin
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Me vjen shume keq per shqetesimet qe ndjeni. Fatkeqesisht, rreth 40 % e gocave kane cikle me dhimbje, por vetem nje perqindje e vogel kane dhimbje shume te forta. Keto dhimbje jane zakonisht diten e pare apo te dyte, sa shperthen gjakosja menstruale, jo deri ne diten e fundit te ciklit. A ka patur nena ose motra juaj te njejtin problem? Nese po, duhet t’ia referoni mjekut. Nese jo, duhet bere nje egzaminim i kujdesshem per te ndare nese eshte thjesht dhimbje menstruale apo mbivendoset infeksioni urinar. Nese urina eshte e paster, atehere ju mund te merrni qetesues per dhimbjen cdo tete oret, 2-3 dite e para, qe te mos i lini dhimbjet te arrijne pikun dhe t’ju japin kaq shume shqetesime. Sa per anemine, duhet te beni nje analize gjaku dhe te percaktohet saktesisht. Nese konfirmohet anemia, atehere duhet te keni kujdes me ushqimin e pasur me hekur, si dhe te merrni mjekim. Por kete mund t’jua thoje vetem mjeku. Nuk rekomandohet te merrni hormone ne kete moshe, vetem ne raste shume te rralla, kur mjeku e sheh te arsyeshme.
Dite te mbare dhe shpresoj te te kem ndihmuar sado pak.