TrBoy 26.08.2021
Pershendetje doktor, prej 4-5 ditesh kam probleme ne pjesen e zones rreth anusit duke u krijuar disa pucrra aty dhe njekohesisht edhe brenda gje qe veshtiresojne jashteqitjen. Nuk jane hemorrhoids pasi kam lexuar qe me to rrjedh edhe gjak(qe gje sme ndodh) por serish kam djegie nga prezenca e pucrrave gjate jashteqitjes.Duke qene se kam ngrene shume ushqime te thata per nje kohe te gjate, sipas internetit ja vura kesaj fajin, por problemi jane pucrrat e irrituara te jashtme. Ne fillim ishte 1-2 pucrra te jashtme (te cilat mendoja se ishin bere nga ferkimi/djersitja ose mbirja apo heqja keq e qimeve) ndersa tani jane shtuar ne 5-6. Mendon se eshte ky problem apo mund te jete shkaktar edhe ndonje SST? Ne fakt nuk jam testuar prej shume kohesh dhe kam kryer marredhenie ne cift ose jo me pare. Ne pritje te nje pergjigje!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na ke shkruar. Per probleme te tilla ju rekomandojme qe krahas rregullimit te ushqimit me ushqim te zier e te lengshem (jo te thate), kujdesin hgjjienodietetik, te paraqiteni edhe te Dermstovenerologu per ekzaminim dhe trajtim.
Gjithe te mirat,
Dardani