Këshilla/Blog

Pa emer 07.04.2021

Jam nje vajze ne klasën e 9 dhe kete vit u shperngulem me familjen ne nje qytet tjeter dhe mu desh te nderroja shkolle
Deri ne klasën e 8 kam qen me rezultate te larta por sapo nderrova shkollën kam filluar te stresohem shume sepse ndihem e huaj ne vendin tim,dhe nuk jam e kenaqur me rezultatet ne mesime sepse me jan ulur shume,gjithashtu edhe shoqeria me qendrim larg dhe nuk me afron,ndihem keq dhe nuk i tregoj askujt asgje ,madje as familjes,me pak fjal nuk shprehen me askënd .Nuk e di por ndihem shume e stresuar ,shpesh mendoj qe cdo gje do te kaloj dhe do te behet me mire por shpesh kam frikë per nje te ardhme te mire dhe te sigurt per veten time.Nuk di si te veproj ju lutem me ndihmoni sadopak me këshillat e juaja sepse kam frikë mos te kaloj ne depresion nga frika dhe ankthi

  1. Gabriela Kuneshka says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe zgjodhe te ndash shqetesimin tend ketu! Se pari, eshte normale te ndihesh e stresuar perballe nje ndryshimi te tille jetesor. Shperngulja ne nje qytet te ri dhe pershtatja duan kohe. Perpiqu te tregohesh e bute me veten dhe jepi vetes kohen qe i nevojitet per ta perballuar sa me lehtesisht kete faze. Ndryshimi qe po perjeton, mbart me vete edhe nje bagazh emocional. Mund te te krijohet ndjesia se po le pas shtepine ku je rritur dhe ke krijuar kujtime, rruget ku ke ecur, miqte dhe te afermit qe ke perzemer, vendet e tua te preferuara ku ke kaluar kohe, shkollen dhe mesuesit, te cilet mund te kene ofruar mbeshtetje dhe siguri, etj. Eshte e rendesishme te marresh kohe dhe te pershendetesh me to, nese nuk te eshte dhene mundesia. Gjithashtu, fakti se je larguar ne nje qytet tjeter nuk do te thote se nuk mund te ruash kontaktet me miqte e vjeter. Edhe pse takimet mund te jene te rralla eshte e rendesishme te komunikosh dhe te ruash lidhjet me ta. Se dyti, mund te fillosh te hulumtosh dhe te eksplorosh qytetin e ri ku po jeton. Merr kohe per te shetitur ne rruget e tij, per te zbuluar vende, dyqane, parqe qe mund te te pelqejne. Kerko per aktivitete, te cilat mund te zhvillojne nje hobi ekzistuese ose mund te behen shkas per nje te ri. Merr kohe per tu pershtatur dhe per tu ndjere rehat me shtepine e re. Mund ta kthesh ne argetim zbukurimin e dhomes tende, apo kendet e tua te preferuara. Sa i perket shkolles dhe shokeve te rinj merr kohe po ashtu per tu kuriozuar dhe eksploruar ata. Perpiqu te qendrosh e hapur dhe mos te paragjykosh veten dhe me pas te tjeret. Stresi mund te sjelle veshtiresi ne perqendrim, memorie dhe angazhim, ndaj eshte e rendesishme te ndihesh rehat fillimisht, ne menyre qe te gjitha funksionet te shkojne ne ekuiliber. Po aq e rendesishme eshte te flasesh dhe te kerkosh ndihme kur ndjen nevojen. Nuk ka asgje qe nuk shkon me kerkesen dhe pranimin e ndihmes nga te tjeret ne momente te caktuara. Nese deshiron mund te shkruash perseri ne formen e letrave ose mund te zgjedhesh keshillim online falas ne kete platforme. Uroj te kem ardhur ne ndihme !
    Gabriela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV