Anonim 12.05.2023
Pershendetje jam 17 vjece edhe kam gati 3 dit qe ndihem vetem dhe kam nje shperqendrim emocional ,nuk mundem qe ta perballoi dot asnje ceshtje ,cdo ceshtje e mar personale dhe e vuaj shume .Kam nevoi per mbeshtetjen tuaj dhe te flas me dike.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur dhe te falenderoj qe na ke shkruar.
Me vjen keq per situaten e ngarkuar qe po perjeton ne keto momente dhe uroj te kaloje sa me shpejt. Une dua qe ti marresh fryme thelle e te gjesh qetesine per te analizuar se cfare po ndodh perreth teje. Nese ka gjera qe kane ndryshuar, nese ka ndodhur dicka qe te ka ngarkuar apo dicka qe ka thyer monotonine dhe te zakonshmen e diteve te tua. Une propozoj te analizosh situatat e tanishme dhe do te keshilloja te drejtoheshe ne orarin e chat-it prane faqes tone me nje nga specialistet online.
Me poshte, po u nis nje link se si ti drejtoheni ketij komunikimi.
Video udhezuese per te nisur nje chat ne nukjevetem.al
https://youtu.be/ZjcLbXs-QxM
Te falenderoj e uroj gjithe te mirat per ty,
Uarda