11.02.2016
Kohet e fundit kam pasur probleme te shpeshta shendetsore, ndonese analizat kane rezultuar pa asnje problem, nuk ndihem mire. Jam ne nje frike te vazhdueshme per jeten time, kjo gjendje me shqetson se tepermi, kam fillar te mendoj vetem gjera negative e ndonjeher mendoj se sdo jetoj mjaftueshem te shijoj asgje..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Era përshëndetje,
Nuk e di moshën tënde aktuale por me sa shoh mosha jote funksinale më bën të mendoj që dukesh shumë e rritur. Në fakt jemi shumë të ekspozuar nga fenomene shëndetësore të dëgjuara dhe të padëgjuara, por nëse do të mendonim që ne mund të prekemi nga cdo e papritur do të thotë të ulemi në një stol dhe të presim nëse në një ditë me diell të nxehtë të bjerë shi I furishëm.
Era jepi më shumë liri aktiviteteve sociale, ndërvepëro me njerëzit që të rrethojnë, përpiqu të jesh më active dhe të shijosh moshën aktuale që përfaqëson.
Besoj se frika do të fillojë të largohet pak e nga pak dhe aq më shumë që lehtësohemi nga kjo frikë kur jemi në praninë e të tjerëve.