Këshilla/Blog

05.12.2016

Pasi qe keni kerku me ju shpjegu ma gjeresisht gjendjen sa i perket kontaktit tim me te tjeret :Falemiderit per pergjijgjen,do te perpiqem te ju kthej pergjigjen dhe t’ua shpjegoj situaten time ne fraza te shkurtra.Sa i perket kontaktit me te tjeret ,une jam person qe nuk shoqerohet shume dhe ndoshta kjo vjen si pasoje e mungeses se shprehjeve qe do te thote se une rrallehere flas sepse nuk di si te shprehem dhe ne kuptimin e plote te fjales nuk di qfare te flas.Ndoshta kjo mundet te lidhet me familjen sepse nese do ndihesha me rehat me familjen apo do ndihesha me e lire ne shprehje nuk do ngurroja te dale me nje dhome tjeter dhe te flas me veten.Ne pergjithesi kur flas me veten ndihem shume mire sepse ndjej qe dikush me vlereson edhe pse nuk eshe realiteti vete por nganjehere ndihem aq keq qe e bej kete,madje kam pershtypjen se jam person shum i keq,me probleme realisht te medha mendore.Nje problem qe do ju interesonte eshte se gjithmone kam deshire te jem e para,me e mire se vllau dhe motra,e kjo per shkak te dallimit qe ben nena te ne.Nuk eshte qe do te fajesoja dike ama pernjemend ndihem shume keq kur nena ben diqka per vellaun qe se ben per mua.Une mesoj per dallim nga vellau dhe nuk e di perse gjithmone ate e vleresojne me shume se une ,i japin me shume perparesi.Gjithashtu kurre nuk kam ndje si eshte te bisedosh me nenen per problemet e mia personale ose me dike tjeter,gjithmone kam pasur mendimin qe nuk do me kuptonte.Apo ndoshta problemet e mia jane aq serioze sa nuk mund ti kuptoje “askush” po t’ia tregoje.

Ju kisha lut me u pergjigj ma shpejt me nje te ardhme te afert se sa ma shum po e boj kit sen po menoj qe jom tu e keqesu gjendjen,disa keshilla do ishin te mireseardhura …

  1. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje
    Po e kuptoj shqetësimin qe ndien për te pasur marrëdhëniet social qe dëshiron, por me thuaj te lutem a ke ndonjë kontakt? Ke një person me te cilin shoqërohesh? Nëse po, me trego pak me shume si është marrëdhënia jote me te? Çfarë te bën te mendosh qe nuk ke aftësi për tu shprehur? Pasi mënyra si shkruan me mua është mjaft e saktë dhe arrin te shprehesh atë çka mendon.
    Për sa i përket marrëdhënies tende me familjen, po shkruan se do te ndiheshe me mire nëse do mund te shpreheshe, a mund te shprehesh tek unë atë çka nuk i shpreh dot familjes tende? Shkruaje ne letër atë çka do doje te flisje me prindërit dhe do mund te flasim me pas për gjerat qe te shqetësojnë ne lidhje me familjen. Cilësia e jetës është e lidhur ngushte me cilësinë e mendimeve, mendimet pozitive sjellin gjithashtu emocione pozitive e si pasoje dhe cilësia e jetës përmirësohet. Do te na duhet te punojmë bashke për te zëvendësuar mendimet e tua negative për veten me mendime me te shëndetshme ne mënyrë qe te fitosh vetëbesimin qe ke nevoje. Kërkoje mundësinë qe te takosh gjithashtu një psikolog balle për balle pasi terapia është me e plote.
    Mbetemi ne kontakt
    Sabjola

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV