Këshilla/Blog

10.03.2017

Pershendetje,
Jam 22 vjece,para 3 vitesh jam bere nene e nje vajze.Atehere sapo kisha mbaruar gjimnazin me mesatare 10 dhe kisha plane te tjera per jeten por pavaresisht kesaj ne momentin e pare qe e mora vesh per shtatzanine time u lumturova shume dhe nuk mendova asnje gje tjeter.Sot vajza eshte lumturia ime me e madhe por une ndihem shum keq per disa arsye te tjera.Jam ne perfundim te shkolles se larte (ne nje nga deget me te mira dhe me te veshtira) ne te njejten kohe jam edhe ne nje pune shum stresuese qe ka te beje me kontakt te drejtperdrejte me klientet dhe me lodh shume menderisht.Dal nga shtepia ne 7 te mengjesit dhe kthehem ne 9 te darkes e rraskapitur me shume nga ana psikologjike,ndihem tmerresisht keq qe nuk po i gjendem vajzes prane ne momentet me delikate dhe te bukura te saj,madje ndonjehere behem te vras veten sepse ne darke kur jam me maksimumin e nervave i bertas dhe ajo merzitet shume dhe mua me shkon gjith nata duke qare e penduar.Mardhenia me bashkeshortin eshte pjeserisht keq sepse ndjej nje mungese te theksuar deshire seksuale dhe shpesh here e refuzoj pavaresisht se e dua shume ,e ndjej qe kjo po na shkaterron.Tani ndihem sikur nuk po ja dal dot me gjith kete trysni,dua te gjej paqe diku por nuk e di se ku.Kam menduar gjerat me te keqija por e vetmja qe me jep jete eshte vajza dhe nuk mund te bej asgje qe mund ta demtoj ate.Nuk e di si tja bej askush nuk me kupton ndihem shume e vetmuar dhe po e ha veten perbrenda.

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    E dashur pershendetje!
    Sa mire qe ke shkruar dhe e ke nxjerre te gjithe ate peshe emocionale qe mban.
    Nga sa na shkruan, duket qe ben nje jete te ngarkuar, qe e cila te jep dhe kenaqesine e saj por me sa duket ty po te jep nje shije jo te mire ne fund. Atehere si mund ta zgjidhesh kete? Cilat jane disa nga mundesite qe mund ta bejne jeten tende me pak te ngarkuar dhe me te qete per ty? Deshira per ti bere te gjitha gjerat me te njejtin perkushtim, shpeshhere eshte nje kosto e madhe sepse te sjell “burnout” (eshte pak e veshtire ta gjesh fjalen ne shqip) shume me shpejt. Besoj se kjo eshte ajo qe po te ndodh dhe ty. Mos ndoshta eshte koha qe te besh nje rivleresim te gjerave/njerezve/puneve, qe te percaktosh rendesine e tyre per ty? Jepi kohe vetes. Je vetem 22 vjece dhe ke arritur aq shume. Jepi kohe vetes ti shijosh gjerat. Percakto prioritetet e tua dhe jepu kohen dhe ate qe meritojne ( duke perfshire ketu edhe perkushtimin ndaj vetes tende). Lodhja fizike dhe ajo psikologjike ndikojne patjeter edhe tek marredhenia jote emocionale por edhe seksuale me partnerin. Si mund te jete nje zgjidhje dhe per kete? Vajza mund te mos i kuptoje ato qe ti kalon gjate dites, por shikon ate cfare ti i ofron kur
    je me te. Une kam nje ndjesi qe ti mund ta kesh gjetur nje zgjidhje per kete “periudhe jo te kendshme” qe po te ndodh, ose ne mos do ta gjesh se shpejti. Jeta eshte e veshtire, dhe nuk eshte e thene qe te jete e thjeshte per asnje nga ne. Zgjedhjet tona e bejne ate te duket ne forma te ndryshme per secilin nga ne. Reflekto per pyetjet e ngritura dhe me shkruaj serish.
    Dhe mos harro, shijo cdo moment!
    Deri ne letren tjeter, te uroj me te mirat.
    Me respekt,
    Ardita Korriku,
    Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV