13.03.2017
Un jam nga korca..un kam frik se mos jam e varur ndaj seksit.flirtoj me cdo mashkull qe me pelqen dhe ne fund ia dal gjithmon qe te jet i imi,por un nk dua qe kjo gje te ndodhe.un nk dua qe ta tradhtoj tim shoq se jam e martuar dhe kam nje djal 2 vjecar…dua te me ndihmoni me disa keshilla iu lutem iu pergjrlerohem..mos me lini vetem..iu lutem mu pergjigjni.dua keshilla nga ju.madje disa her kam menduar te vras dhe veten qe te shpetoj nga vete vetja ime.shpresoj qe te me ndihmoni.me respekt gena
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
Faleminderit që na je drejtuar për gjithë shqetësimin e mendimet e tua të momentit. Shpresoj gjithashtu që përgjigja ime të jetë e vlefshme për ty për të kuptuar veten dhe për të bërë atë që është më e mirë për ty.
Me cfarë kuptoj e ndjej nga letra jote e gjitha kjo po të lodh. Gjithashtu sic e përmend edhe ti duket që familja jote, bashkëshorti e fëmija janë të rëndësishëm për ty dhe ti dëshiron që të jesh mirë me ta. Por nga ana tjetër interesi e vëmendja e personave të tjerë janë bërë të rëndësishëm, pasi besoj të bëjnë të ndihesh më e vlerësuar, rizgjojnë emocione, përbëjnë një lloj sfide për të arritur dicka.
Pra tërheqja ndaj të tjerëve e ka një motiv ose shkak për të cilin unë do të ftoja të reflektoje dhe kam disa pyetje për ty:
Është ndoshta një nevojë për vëmendje? Konfirmim? Plotësim të dickaje e cila mungon në jetën tënde aktuale bashkëshortore?
Cfarë gjen te të tjerët seksualisht apo në tërheqje që nuk e ke aktualisht?
Apo është ndoshta dicka më e madhe?
Sa komunikoni me partnerin rreth plotësimit të vetes e njëri tjetrit?
Sa i njeh apo i kupton ai nevojat e tua?
Cfarë bën ti për ta sjell atë në gjërat që ty të pëlqejnë?
Cfarë tjetër në jetën tënde (përvec flirtimit dhe tërheqjes seksuale) do të ishte interesante që ti të merreshe apo ta bëje, që nënkupton sfidim të vetes, plotëson nevojën për vëmendje e konfirmim etj?
Gjithashtu ti thua se kërkon me urgjencë të shpëtosh nga kjo sjellje, që do të thotë që dëshiron të fitosh një vetkontroll, e ndërkohë mendoj se eshtë e nevojshme ta drejtosh vëmendjen e kohën tënde cilësisht ndaj personave e gjërave të rëndësishme për ty. Këto ndoshta mund të jenë kalimi i një kohe më të ngushtë me fëmijën e partnerin jashtë rutinave, të marrurit me aktivitete të rëndësishme për ty, të përdorësh më shumë racionalitetin në krahasim me emocionin.
Unë mendoj se është ok të duam vlerësimin e konfirmimin e personave të tjerë, vecanërisht kur kënaqemi e plotësohemi e kur ata na bëjnë të ndihemi mirë, po aq sa është e rëndësishme e kemi mundësi të gjejmë alternativa e aktivitete te tjera për të kënaqur veten dhe personat që janë të rëndësishëm për ne.
Merr kohën tënde për tu përgjigjur vërtetësisht këtyre pyetjeve, pasi një sjellje ndryshon në rast se motivi që e shkakton atë është identifikuar qartë.
Gjithsesi, jemi këtu për ty në rast se dëshiron të bisedosh më gjatë për këtë gjë.
Faleminderit e të uroj gjithë të mirat!
Iu lutem me thoni dicka
Pershendetje e nderuar,
Pergjigjja jote i eshte deguar ekspertes, dhe sapo te vije pergjigja do te postohet ketu.
Ju falenderojme per besimin dhe ju urojme gjithe te mirat,
Stafi i Nuk Je Vetem
Un dhe bashkeshorti im ia kalojme shuum mir,pavarsisht se ndonjer zihemi dhe per gjera te kota,per te cilat ai me merzitet pothuajse gjithmon…nese un flas me nj shok ai behet xheloz,por nese ai flet me ish te dashuren e vet,ky nk esht nj problem(sipas tij),mardheniet seksuale un i urrej nk dua qe te bej,por ama kur dikush tjeter me terheq,tregon vemendje ndaj meje,sillet mir me thot se me do,ateher dhe un mundohem qe atij personi tia bej qejfin,edhe nese do me duhet qe ti jepem..edhe pse un nk dua qe ajo gje te ndodh…dhe kjo nk esht se me ndodh me nje person,por deri tani me 6 persona te tjer pervecse me timshoq,dhe me dy prej tyre nk kam kryer ende mardhenie,dhe prap me qendrojn afer me duan,dhe njeri prej tyre me thot qe me dashuron dhe se do qe te martohet me mua,por un nk dua.un dua qe te jetoj e lumtur me bashkeshortin tim dhe me femijen tim…kur kam qene duke kryer mardhenie me dike qe e tradhtoja tim shoq,dikush tjeter na kapi “mat” dhe ne kembim te heshtjes kerkoi mardhenie me mua se me deshte qe ne momentin e par qe me kishte pare,por un normal qe nk doja,dhe me ka rene te fiket,kurse ai personi me tha:he me ti beje dhe te shpetojm se mos i tregon tet shoqi,dhe nk ia keni iden sesi jam ndier ne ate moment…e bera ate gj dhe ai nk i tregoi tim shoqi,por kjo gj me vret cdo dit e me shum,vetem qaj gjith diten gjith naten,dua te vras veten…por prap ate person qe kreyja mardhenie nk e urrej dot..me mungon..me duket sikur i dua ata persona qe bej,edhe pse secilin ne menyr te ndryshme…do te te lutem te me jepni nj mendim…a kam nevoj per psikolog apo per psikiater…pse me ndodh mua kjo gje??kam dhe dicka tjeter…nk mbaj mend shuum gjera,nese ti me thua dicka ose e harroj ne moment ose nk kujtohem shuum….dhe jam e prirur te genjej shuum nk rri dot pa genjyer…ne pergjithsi jam e urte,e sjellshme e respektuar shummm e turpshme e dashur me te gjith,por ama genjej dhe tradhtoj…dhe e urrej veten per kete…personat e tjere me terheqin shuum dhe nk ndalem derisa ti bej per vete,ose hap facebook fallco dhe i tregoj kush jam dhe me thon qe me kan pasur fiksim por nk ma kan thene dot…dhe un e ve re kete gj vetem sa ta shoh nj her nj njeri…ufff jam e lodhur nga kjo jet qe bej…me thoni dicka iu lutem….
Iu lutem me ktheni nj pergjigje se si te veproj sepse mbreme bera te njejtin gabim.mbreme shkova me dike dhe i shtova nj njeri me shum ndergjegjies sime.iu lutem me ndihmoni.iu pergjerohem
Përshëndetje sërish dhe faleminderit që na ke shkruar me sinqeritet.
Unë mendoj që të gjitha sjelljet që ti përshkruan shprehin një nevojë për konfirmim, vëmendje, kërkesë për emocione si dhe nevojë për eksplorim.
Nga ana tjetër duket se dicka është e dualizuar tek ty. Nga njëra anë ti dëshiron që të kesh marrëdhënien me bashkëshortin tënd por je edhe e interesuar për interesin e vëmendjen e personave të tjerë që duket që e arrin gjithsesi.
Mendoj se bllokimi i kujtimeve apo mendimeve vjen gjithashtu si pasoje e mospranimit të këtyre sjelljeve dhe mendja në këtë rast bën në formë të pandërgjegjshme një “harresë” në mënyrë që ti të mos merresh e të përballesh me to.
Dhe sic ti e përshkruan në letrën tënde, je gjendur në situata të cilat nuk duket se i ke zgjedhur totalisht në vullnetin tënd për ti bërë dhe ndihesh e lodhur nga e gjitha kjo.
Të këshilloj të mendosh e reflektosh se cfarë dëshiron realisht në jetën tënde, të fokusohesh te marrëdhënia me bashkëshortin dhe familja aktuale apo ke interesa për marrëdhënie të tjera të cilat të bëjnë ty të ndihesh më mirë?
Këtë përgjigje e ke vetëm ti dhe në varësi të përgjigjesh është e nevojshme që të ndryshosh edhe sjelljet e tua.
Në rast se interesi yt është në marrëdhënien me bashkëshortin, atëherë nevojitet të ndryshohen sjelljet dhe veprimet që shkëpusin kohën e energjinë tënde në këtë drejtim.
Gjithashtu nuk e di në rast se në jetën tënde ka gjëra apo aktivitete të tjera ku ti mund të angazhohesh, mund të gjesh interes si dhe te plotësohesh në drejtim të konfirmimit dhe vëmendjes.
Unë mendoj që ke nevojë për kohë për të reflektuar për veten tënde dhe cfarë ti dëshiron realisht.
Të uroj gjithë të mirat!