09.05.2017
Pershendetje.
Une ngruhem ne mengjes,shkoj ne pune,mbaroj punen fle gjume. Keshtu kalojne ditet e Mia. Nuk bej asgje tjeter pervec punes,ah gjithashtu shkoj ne kish te dielen. Jam e trishtuar dhe e inatosur gjate gjithe kohes dhe nuk dua te bej asgje tjeter pervecese te rri ne krevatin Tim. A eshte ky depression apo jam thjesht e trishtuar?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Nuk do thoja qe eshte depresion,besoj se problemi me te cilin po perballesh ti eshte rutina mbytese e cila te sjell edhe kete ndjenje trishtimi,perpiqu te besh me shume gjera qe te pelqejne si psh te dalesh jashte me miqte,te shkosh ne kinema te besh disa ore palester ne jave etj cdo gje qe ty te ben te ndihesh mire
kalofsh sa me bukur…
Përshëndetje!
Nga këto pak informacione që ke shkruar, mendoj se është një gjendje kalimtare. Nuk e di se sa kohë ka që zgjat kjo situatë, nga se është shkaktuar.
Depresioni në fakt, që të diagnostikohet si i tillë, duhet të plotësojë disa kritere. Personi që e vuan karakterizohet nga disa simptoma si psh: Trishtim, gjendje ‘boshe” , rënie në pesimizëm
Ndjenja e pavlefshmërisë, e fajit, pafuqisë, Humbje e interesit ose kënaqësisë në aktivitete të cilat më parë të jepnin kënaqësi, Lodhje, rënie e energjisë, Vështirësi për t’u përqëndruar, vështirësi në memorie, Pagjumësi ose gjumë i tepruar, Shtim ose pakësim i dukshëm i oreksit etj
Në qoftë se këto e të tjera simptoma janë prezente në jetën tende për më teper së dy javë, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.
Në rastin tënd, fakti që arrin të shkosh në punë përditë është tregues i mirë që me disa përpjekje, kjo gjendje do të shkojë drejt përmirësimit.
Do të të rekomandoja të fillosh të angazhohesh në aktivitete që të pëlqejnë, që të argëtojnë, të bëjnë të ndihesh mirë. Të shoqërohesh me persona pozitivë, të dashur për ty, me të cilët mund të kalosh kohë cilësore dhe të të mbështesin në këtë moment pak të vështirë për ty.
Fol me dikë të cilit i beson dhe që mund të të bëjë të ndihesh e lehtësuar. Hapu me familjarët, familja është sistemi më i fortë e i sigurt mbështetes për cilindo.
Tako shoqet e ngushta, miqtë më të mirë, frekuento vende që më përpara të pëlqenin, bëj gjëra që të dhurojnë kënaqësi e clodhje.
Mos rri kot! Mbaje veten të zënë me punë!
Mundohu ti vësh vetes objektiva të vogla, te realizueshme, përmbushja e të cilave do të të jap qetësi, kënaqësi e të bëjë të rigjesh motivimin, duke filluar nga gjërat e vogla….
Merru me sport! Dil, shëtit! Bëj dicka të bukur për veten tende!
Gjej gëzimin dhe motivimin aty ku e ke përjetuar edhe më përpara, ose në gjëra të reja!
Te uroj gjithe te mirat, e mos hezito te na shkruash serish.