Këshilla/Blog

Inna 30.09.2019

Ateher un jam nje adoleshente! Vellai im ka prere damaret para disa ditesh per her te dyte pas 1 viti! Heren e pare I preu si shkak I nje lidhjeje online me nje vajze e cila as nuk jetonte ne Shqiperi:ishte e huaj!Ajo kishte problemet e saj familjare dhe sic dukej ishte psikopate duke qene se edhe kurohej ne spital dhe kishte edhe psikolog! Heren e dyte nuk e di me saktesi pse e ka bere, por mendoj si pasoje e internetit,bisedave online me njerez te panjohur ose thjesht per ndonje fixim koti!!! Nuk I kam treguar mamit pasi ajo do te ndihej shume keq po ta degjonte se djali I saj ka vepruar keshtu per her te dyte! Ju lutem me thoni cfare te bej sa me shpejt !! Eshte ceshtje Jet A Vdekje ju lutem!!!

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe na ke drejtuar një shqetësim dhe rrezik shumë të madh, por edhe që
    ndave me ne gjithë peshën që je duke mbajtur ti vetë.
    E ndjej me shumë zemër gjendjen, gjithshka cfarë po ndodh dhe gjithë ndjesitë dhe alarmin me situatën
    me vëllain. Kjo s’është aspak e lehtë dhe në kuadër të faktit që vëllai yt ka tentuar dëmtim fizik të vetes
    për të dytën herë, kjo është urgjente dhe prioritare. ​
    Besoj se ti I qëndron afër dhe ndoshta e monitoron apo e pyet e mbase ke merak shumë të zhvilluar në
    këtë rast e mbase dhe përgjegjësi të shtuar. Nuk e di si e ke zbuluar se cfarë ka bërë vëllai apo në rast se
    ai është I hapur me ty për të treguar, për të kërkuar mendim a dicka, po kjo do të thotë që ti je një burim
    suporti dhe mbështetje për të, që është dicka shumë e mirë në këtë rast.
    Gjithsesi e dashur, vëllai yt në këtë moment ka nevojë për shumë mbështetje, mendoj profesionale si
    dhe mbështetje nga familjarët për të kuptuar situatën dhe për të siguruar vëmendjen dhe ngrohtësinë
    më të mirë për të në këto momente. E kuptoj që mund të jetë shumë e vështirë që tu thuash dhe tu
    shpjegosh prindërve cfarë po ndodh, po mendoj që duhet ta adresosh me mamin dhe prindërit e tu cfarë
    po ndodh dhe duhet të jeni të qetë e të matur në reagimet tuaja për të vepruar për mbështetjen që
    duhet të jepni.
    Kështu që kjo është GJËJA E PARË QË DUHET TË BËSH. Je në kohë të plotë për ta bërë. Mund ti tregosh
    edhe që ke folur me ne, mund ti lexosh edhe përgjigjen time në rast se kjo të ndihmon ty.
    Po ta lë ty në besim këtë gjë.
    Dhe duhet të mendoni për mbështetjen tuaj, faktin që mund të drejtoheni te profesionistë, psikologë
    dhe shërbime që të mund të flitet me qetë dhe më në detaje për cfarë po ndodh.
    Kërkohet që të flitet edhe me vëllain tënd që jeni aty për ta kuptuar, për ta suportuar, që s’është vetëm
    dhe as I gjykuar dhe që jeni të shqetësuar por që jeni bashkë me të dhe për ti dhënë gjithë mbështetjen
    dhe që mund të keni ndihmë të jashtme. Kërkohet të jeni të ndjeshëm por edhe të vërtetë ne hapat që do bëni.
    Bërja e dëmtimit fizik tregon shumë lëndim të madh, të qenët I pashpresë por thërret edhe për
    vëmendje nga ana e tij. Ka nevojë të di që dikush është aty për të dhe unë besoj se mund të jeni shumë
    për ti ofruar këtë support.
    Ti ke shpjeguar disa arsye në letrën tënde se nga se mund të vijnë këto mendime. E kuptoj që ne
    përpiqemi të gjejmë arsye, shkaqe dhe të kuptojmë. Sigurisht që këto sjellje dhe gjendje burojnë nga
    diku, nga të mos ndjërit mirë, nga mendime negative, nga vështirësitë për të kuptuar dhe përballuar
    situatat, nga gjendje humori të ndryshueshme, nga tërheqja në vete dhe izolim. Të gjitha këto, gjithë kjo
    botë e brendshme e tij dhe që zien, kanë nevojë të fliten me një profesionist dhe të adresohen shkaqet.
    Disa situata që mund të duken të lehta për tu përballuar për dikë, mund të jenë shumë të vështira për
    dikë tjetër sepse përjetimi është personal në këtë rast dhe kemi mekanizma apo këndvështrime të
    ndryshme.
    Do të këshilloja të mendoje seriozisht për këto hapa dhe kur të dëshirosh e të mundesh ne jemi këtu dhe
    jemi edhe në chat online (sipas orareve te përcaktuar në faqe dhe në llogaritë e nukjevetëm në facebook
    dhe Instagram) kështu që na ke pranë kur të duash.
    Më mbaj të informuar dhe shpresoj të të kem ndihmuar
    Me respekt,
    Alma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV