Meryegy 03.10.2019
Pershendetje forumi…Jam Meri..25 vjec…Historia ime esht pak e gjat..po doja te ju tregoja pak a shum dhe problem qe po ju paradhtroj…Jam e martuar dhe nje djal 1 vjec…mbas 8 vitesh martese arrita te kem dhe un nje femij…kjo jo sepati ndonke problem..po un dhe burri im nuk e shihnim te arsyeshme..per shkaqe te ndryshme ekonomike dhe familjare .jam e lumtur qe kam femij..po problem qe kam pasur gjat ketyre 8 viteve jan shtuar shum..tani si jam dhe me femij me duken dhe me te veshtire..kam nje burr jo nga krahina ime..po nga sba veriore..po keta verioret jan shume te fshehte dhe ketkues perpun pastertie..kam shum ngaterresa familjare me familjen e burrit..shum debate ..me kan lodhur shum..jam dobesuar jasht mase duke mbajtur stres..jam ne shtpi me qera prej vitesh..burri nuk ka ushtruar dhun e asnjeher mbi mua.po halli esht se ai i mban krah familjes se vet..kishtet ekonomike jan te dobeta..po me e madhja esht esht se jemi nje damilje e madhhe me..kunatin ..nusen e kinatit..pleqte..femijet e kunatit dhe esht nje katrahure e verte..ku secili bepton sipas interesit te vet..i ketrkova burrit ndarje betem ne shtpi vetem me plete dhe me te..po nuk degjoi..me ktheu kundra dhe familjen time..shloi duke u ankuar tek ata se un nuk fi te bej si nuse shtepie dhe po te jem vetem nuk i plotesoj dot kushtet si nuse shtpie..dhe ata mbrojten burrin tim..jam shum e lodhur me znka dhe debate ..tash kam dhe familjen time kundra se ai foli keqper mua tek prinderit e mi..duke then se un jam e paafte..tani kam mbet ne lufte..ngrehem me ankth..jetoj kot..merzitem..cdo dite..ne familhen time te vajzerise kemi qen un motra dhe vellai..po motra esht me vogel..dhe vellai me i madh..po esht me autizem vellai..po mua me kan pas sur si te madhen e shtepise..si me te llastuaren..po kam pas ber nje jete ku nuk me mungonte asgje ..se mi ploteso te babi te gjitha kushtet..po tani ketu le burri..skam as nje lloj kudhti te plotesuar..mua akoma mi blejn prinderit rrobat..madje dhe ushqim me bien..se ketu mish han vetem per festa …ska ushqime te mira..ndonjehere ne te rrall.dhe kir i kerkoj lek per rtoba mua me thot skam per vete..njerzit e mi e din shum mir gjendjen dhe kur erdhen me u perballe burrin tim i mbajten krah atij…ca te bej un..tani..time divorcohem? Po ai sme len cunin…si do jetoj un pa cu nin tim..?..ku te shkoj ke pri derit qe me thon mgele me dere..si motra dhe vellai joyt.se dhe motren e kam me probleme mendore ..me thoni ca te bej…po me dalin trute…me burtin smund te diskutosh asgje se thot dielli lind prap.se nuk i intereson ..thot si te duash..ik po deshe..njerzit e tij me bejn fajror mu..me urrejn me thon na ke perzier me burtin tend..dmth i kam fut me shamate me burrin tim..se un i tregoj burrit tim selret se ca flasin ato per burrin tim..me kan inat..gocat e vellait te tij me gjith kunaten..dhe moterat e veta..jam ne nje shtoi me keta dhe nuk flas me to..ce du un buken e kunates qe fatuan kur me thot mos e hengshi buken qe gatuaj une…se gatuan kunata e u pastroj…keta kan dhe teka ne gatim…dmth su pelqejn ..duan ushqime te mira..jam lodhur shum se rrin duke shar..tani si jam dhe me femije me duket skiur i kam ven drynin jetes sime..e kam hedh ne humner..njeher kur u fenova vitin e dyte vrapova mbas burrit i ktheva shpinen falijes per hater te dadhurise qe pata per te pas nje debati qe patem me familhen time un erdha kke familha e burrit kyrse pronderit me tha mos shko..po erdha ke byrri se e dosha..po tani e po e shoh sa e ka vleresu burri im ket gjest…ju lutem nje ndihme..se jam lodhur shum nga nervat…..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur lexova historinë tende dhe me vjen shum keq per situatën qe po kalon, kur përshkruaje burrin mu duk sikur po flisje dhe per mua.. Dhe pse, e kam nga jugu ndihem si ty sikur une jam e fundit ne rendesi dhe vlerësim për atë.,pasi dhe ne shpin time umne jam e keqja dhe budallacka, mami i tij fshatare dhe te afërmit jane te zgjuar.. Dua te them që nuk je e vetmja me situatën qe kalon ndoshta te ngushëllon. Une vet si dola pjesërisht nga ky problem: nuk flisja fare, as mendime nuk jepja me se duke qene e çiltër me tallnin. Per çdo gje u thoja po si te doni ju keni te drejte pasi ne dem tim ishin sherret dhe stresoja femijen tim.. Fillova ti rrija si hije burrit e vezhgoja per cdo gje. I kontrolloja Telefon
dhe po të gjeja nd1 bisede i beja foto, kur benim sherre e filmoja ose incizoja. Kuptohet qe i mbaja ne nje folder qe nk mi shihte. I beja per cunin qe po te venim ne gjyq te kisha sa me shume prova qe te mos ma merrte. Dhe kryesorja fillova pune qe me dha më shume pavarsi si femer, fwmijen e futa ne cerdhe me luftë e pse te gjithë i kisha kundër pasi duke kaluar me shum kohe moshatarët evet me zhvillohej me shum dhe me behej me i zgjuar femija. Ps(nk kërkova ndihme nga familja pasi prindërit me thonin qe je fëmijë i llastuar dhe w kisha une fajin) te uroj vetëm re mira e ti japësh forcë dhe durim vetes vetem per femijen tend) dhe ta kalosh sa me shpejt kete fazë
E dashur Meryegy,
Me vjen shume shume keq qe ndihesh kaq e lodhur dhe qe po trajtohesh ne menyre te padrejte.
Ke gjithe te drejtat e tua per te kerkuar dhe per te vendosur rregull ne gjithe kete kaos.
Se pari, te inkurajoj qe te flasesh me prinderit e tu dhe njerezit e tu te afert dhe te perpiqesh te sigurosh mbeshtetjen e tyre. Thuaju sesi ndihesh, sesi po te trajtojne, sesa mungesa ke dhe se çfare nevojash ke. Uroj dhe shpresoj fort qe ata te te degjojne dhe te te kuptojne, duke te dhene te drejte.
Se dyti, sigurohu qe djalit tend t’i plotesohen te gjitha nevojat. Ai eshte i vogel dhe ka me shume nevoje sesa te gjithe per dashuri, ngrohtesi, siguri dhe nje mjedis familjar sa me te qete te jete e mundur. Uroj shume qe t’ia dalesh mbane ne kete gje. Mirepo kjo nuk mund te behet e vetme. Ke nevoje per bashkepunimin e te tjereve ne kete proces: te bashkeshortit, te familjareve te tjere. Ne fund te fundit, nese ju mendoni per djalin e vogel, e keni nje arsye madhore per te reflektuar per sjelljet tuaja.
Se treti, tregohu e vendosur dhe bisedo qarte dhe prerazi me bashkeshortin duke i argumentuar se sa e nevojshme eshte per ju te tre qe te krijoni familjen tuaj te veçante dhe te pavarur, per mireqenien e te treve, por sidomos per ate te djalit. Kerko me ngulm dhe me besim ne vetvete se mund t’ia dilni te shkeputeni, per te fituar me shume autonomi dhe qetesi. Kur kufijte mes familjes se re dhe familjes se origjines nuk jane te qarte, edhe shanset per konflikt jane te medha.
Se fundmi, nese ndjen se asnje nga keto nuk do te ndryshoje, nese do vazhdosh te jesh e padegjuar dhe e pambeshtetur dhe do vazhdosh te ndihesh keshtu e trajtuar keq nga te gjithe, atehere duhet te hedhesh nje hap me tej dhe te mendosh per veten tende. Te jetosh ne pakenaqesi dhe ne vuajtje nuk eshte zgjidhje afatgjate per jeten tende.
Te inkurajoj qe te besh disa perpjekje per t’u fuqizuar (ndoshta, duke filluar edhe nje pune) dhe per te punuar ne menyre aktive per te vendosur disa gjera siç i do ti dhe siç duhet te jene.
Mund te mbeshtetesh te ne ne vazhdimesi per çdo hap te metejshem.
Te uroj force dhe vendosmeri,
Lediona