Çiçek 03.10.2019
Kohet e fundit kam qene shum e trishtuar, madje shum agresive dhe nevrike ne kulm. Jam larguar shum nga shoqeria dhe te gjithe njerezit qe me rrethojn me duken shum te kqinj. Kam shum probleme me veten , e nenvleresoj shume. Me duket vetja e shemtuar, e paafte, e padobishme ,mendjelehte , ne mesime nuk perqendrohem fare , jam bere shum e ndrojtur madje kam turp te flas e te shprehem ne klase. Kam filluar te ha shume madje nuk e kuptoj se ca ha. Me shqeteson shume fakti qe nuk jam fare me e qete ndihem e acaruar gjate gjithe kohes , sillem keq me te tjeret, qaj gati perdit aq e trishtuar dhe keq ndihem. Kam edhe probleme ekonomike , kjo esjt nje gje tjeter qe me shqeteson shum. E vras mendjen se si do ia dali mami dhe babi per shpenzimet e mia dhe te femijeve te tjere. Ka zenka dhe sherre ne familjen time gati perdit per shkak te problemeve ekonomike . Kto gjera me acarojn akoma edhe me shume. Mami me babin nuk me kuptojn fare mua sesa vuaj. Une nuk dua me te vuaj kaq shume dua te jem e lumtur, dua te mos jem me e ndojtur dhe e mbyllur ne vetvete. Ka qene edhe nje periudhe para 1 jave qe nk flija mir, me dilte gjumi shum heret ne mengjes edhe me dhimbje koke. Trupi me dhemb gati perdit dhe ndihem shum e keputur, nuk jam fare me energjitike si me pare. Jam lodhur nga cdo gje: jeta, shkolla ,shoqeria madje edhe nga familja ime. Nuk kam me fuqi ta perballoj kte jete. Shum here kam menduar per vetvrasje por nuk kam mundur. Ju lutem dua te me ndihmoni se si te dal nga ky depresion qe me ka kapur? Si ta luftoj? Sepse un dua por nuk mundem. Ju lutem me jipni disa keshilla. Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Sa vjece je ? Te duhet te marresh fryme njehere dhe te ndalosh pas gjithe ketii vrulli qe je per momentin.
17
Pershendetje w dashur ,rastesisht hyra ne kete faqe dhe po lexoja shqetsiminntend .
Te keshilloj ti shohesh gjerat me me ngjyra ,duhet ta kuptosh qe trecereku i familjeve shqiptare te tilla probleme ekononomike kane ,kur kam nisur studimet e larta te njejten shqetsim kisha si ty ,sherre ,probleme financiare etc .Por i mora gjerat me radhe gradualisht,un verter nuk mund te ndryshoja rrjedhen e familjes time por mund t isha nje shembull i mire per veten time ,per vellezerit . Keshtu qe ju dedikova shkolles ,nderkoh qe gjeta enjje pune part time ne call center,per shpenzimet e mia,keshtu vazhdoi karvani i vuajtjveve dhe peripecive derisa perfundova shkollen . Tani kam dy pune ,i ndihmoj te mite me sa mundem por dhe ata kane arritur tashme nje ekuiliber ne jeten e tyre. Ta tregova gjith kete per te treguar qe nuk je vetem ne gjith kete ,ka shum si ti shum shqiptare sa nuk ta merr mendja. Thjesht krijo dhe shpernda energjine pozitive brenda vetes ,ne familje dhe shoqeri . Cdo gje do shkoj mire ,shijo moshen e bukur qe ke dhe keshill tjeter qe do t them lexo sa me shume libra jashtshkollore ,si dhe kujdesu per trupin tend ,jo te hash kot me kot ,por te hash ushqime qe kan vlera ,sepse do t bejne t ndiesh me mire .Degjo muzik te zgjedhur ,bej shetitje ne natyre dhe kryesorja zemer ti nuk je pergjegjse per problemet e familjes por ti mund te behesh nje shembull i mire .kaq ke ne dore. ????♀️????
Fiks si problemi im,asnje presje m shum,un per dy muaj bej 18 vjec
Përshëndetje.
Të falenderoj për pyetjen dhe ndjesë për vonesën në përgjigje.
E kuptoj gjendjen tuaj dhe empatizohem me ju lidhur me vështirësitë objektive të realitetit tuaj, si çështjet ekonomike që ngrini dhe
konfliktet në familje. Në rastet kur dikush ndjen një vështirësi apo pamundësi psikologjike për të dale nga një gjendje e trazuar shpirtërore ambienti që e rrethon dhe për më tepër familja janë një faktor pozitiv qoftë edhe kur nuk janë optimale, pasi atje gjendet një mbështetje apo strehë, ndonjëherë edhe forca/motivi që mungon në këto raste.
Megjithatë kur gjërat nuk janë kështu, pra kur nuk siguron dot një vëmendje apo përkushtim ekzluziv nga njerëzit e afërm thjesht per faktin se ka probleme të natyrave të tjera si ato që përmendi ju sigurisht që është më e vështirë. Por këto janë vetëm faktorë të jashtëm. Të gjitha përjetimet që përmend agresiviteti, irritimi, mospërqendrimi, ulja e vetvlerësimit, ndrojtja, mbyllja në vetvete, përlotja, ushqimi I pakontrolluar etj tregojnë(përveç një tabloje klinike) që për momentin ndihesh vërtet e brishtë.
E rëndësishme është që të vazhdojmë komunikimin dhe të hulumtojmë së bashku lidhur me shkaqet që mund të kenë cuar në gjendje të tillë shpirtërore dhe këtu nuk e kam fjalën çka u përmend më sipër. Çfarë ka ndodhur kohët e fundit në jetën tuaj, ka diçka për të cilën do të flasësh
më konkretisht përveç simptomave që përshkruan, si ke qenë para kësaj gjendje etj. Mund të përdorësh edhe chatonline sërish në këtë faqe. Ndërkohë e vetmja këshillë që mund të jepja, megjithëse e di që e ke të vështirë është që të komunikosh vazhdimisht edhe me familjen e njerëzit e afërt apo miqtë dhe pse jo ta artikulosh si nevojen që ndjen per ta ashtu dhe zemërimin.
Të mirëpres ne vazhdim nëse dëshiron.
Gjithë të mirat.