Alba 06.10.2019
Pershendetje Dr.Blerta
Ju shkruan nje nene e dy vajzave te vogla,perkatesisht e madhja 2 vjece dhe e vogla 6 muajshe.
Problemi im filloi nga fundi i shtatezanise se pare:Fillova te kisha nje lloje paniku nga persona te ndryshem(te aferm,koleg ,shoqeri)prania e ketyre personave mua me bente te skuqesha,me bente te mendoja se cfare do mendonin te tjeret se perse une skuqesha ,madje dhe kur flietej per ta une serish skuqesha dhe ka pasur raste qe me eshte mjegulluar shikimi dhe kam patur keputje gjunjesh nga prania e ketyre personave,mundohesha dhe mundohem ti evitoj kontaktet me keta persona
Ky episode me ka ndryshuar
teresisht jeten ,cdo dite mendoj se vuaj nga depresioni dhe kam mendive negative.
Nuk ndihem e lumtur ,nuk ndiej gezim,nuk bej dot asgje ,dua te bej sh gjera por nuk bej dot asgje.
Kjo gjendje e tille po ma merre te tashmen dhe spo me lejon jetoj e qete.
Ju lutem me ndihmoni se cfare duhet te bej qe te dal nga kjo gjendje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pёrshendetje Alba,
Mё vjen vёrtetё keq pёr gjithё kёtё periudhё mundimi emocional qё ke kaluar, nё njё kohё kur tё nevojitet energji tё fokusohesh tek vetja dhe roli yt I ri si nёnё. Jam e lumtur, gjithsesi, qё shkrove nё kёtё faqe, pasi problem yt ka zgjidhje dhe nuk ka asnjё arsye pse ti tё vazhdosh tё vuash kёtё situatё.
Unё nuk e di nёse ankthi yt social vazhdon ende; nёse ёshtё kёshtu, mundet qё depresioni qё po pёrjeton tё jetё njё nёnprodukt i ankthit, I kufizimeve dhe problemeve qё ai shkakton. Ёshtё e kuptueshme tё ndihesh e dёshpёruar dhe pa energji nёse ke vёshtirёsi tё pёrballesh me njerёz dhe tё ndёrtosh marrёdhёnie me to.
Nёse nuk pёrjeton mё ankth nga kontakti me njerёz, atёherё ka gjasa qё ai episod tё ketё funksionuar si njё shteg pёrmes tё ciit ti ke rёnё nё kontakt me vulnerabilitete, probleme, apo çёshtje tё tjera personale, tё cilat nevojiten tё eksplorohen. Ka shumё çёshtje pёr t’u eksploruar, psh. çfarё pёrjetimesh tё thella provokoi shtatёzania tek ti.
Shtatёzania pёrfaqёson njё periudhё shumё komplekse nga pikёpamja psikologjike dhe shumё gra pёrjetojnё vёshtirёsi emocionale pikёrisht nё kёtё periudhё. Tek gra tё ndyshme provokohen pёrjetime dhe sfida tё ndyshme, varёsisht nga historitё personale. Ndodh qё kёto sfida emocionale tё tejkalohen gjatё shtatёzanisё, ose pas lindjes. Por mund tё ndodhё edhe qё ato thjesht tё hapin rrugёn pёr kuptim dhe zhvillim tё mёtejshёm. Pёr kёtё arsye, mendoj se ёshtё e pёrshtatshme tё fillosh psikoterapi me njё psikoterapist/e tё kualifikuar dhe tё mund tё punosh me tё pёr tё kuptuar ankthin, frikёrat, sfidat, dёshpёrimin tёnd. Vetёm nё kёtё mёnyrё mund tё ndёrtosh mёnyra tё reja pёr t’u pёrballur shёndetshёm me sfidat e tua tё brendshme, t’i japёsh vetes mundёsinё tё jetosh jetёn tёnde dhe vajzave tё tua mundёsinё tё ndёrtojnё njё marrёdhёnie tё plotё me ty.
Tё uroj gjithё tё mirat,
Blerta